Harta e shteteve nga ku e blejmë mishin - Në muajin Mars importi arriti në vlerën e 10 milionë eurove

Vetëm në një muaj, vendi ynë ka blerë nga jashtë kufijve afro 10.1 milionë euro mish. Të dhënat e tregtisë së Jashtme të INSTAT për muajin Mars tregojnë se vlera e mishit të therur dhe kafshëve të gjalla të importuara regjistrohet në mbi 1.1 miliardë lekë.
Ndërsa nëse do ta analizojmë në sasi, rezulton që vetëm në muajin Mars 2023 importi i këtij produkti të arrijë në 5926 ton. Por cilat janë shtetet kryesore nga ku importojmë? Harta e shteteve nga ku Shqipëria blen mish është e njëjtë si në sasi edhe në vlerë. Por nëse do ti referohemi vlerës, rezulton se Greqia është në vendin e parë, nga ku janë importuar rreth 2 milionë euro mish i therur dhe kafshë të gjalla, në vendin e dytë renditet Brazili, ku vetëm në muajin Mars janë importuar 1.7 milionë euro produkte, e ndjekur nga Italia me 1.1 milionë euro, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 1 milionë euro, te ndjekur nga Rumania, Hungaria dhe Kosova, në vlerë pak më të vogël.
Harta totale e shteteve nga ku importojmë këto produkt është me 30 vende, me sasi dhe vlera të ndryshme. Ndërsa eksportet shqiptare kundrejt vendeve të tjera janë në nivele shumë të ulëta pasi ende nuk janë plotësuar kriteret për tregti masive jashtë kufijve. Ndërsa nga ana tjetër, edhe potencialet eksportuese janë të ulëta pasi vitet e fundit ka pasur një rënie të mbarështimit të bagëtive në vend.
Elsiabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Turizmi regjistron rritje në shkurt - Numri i vizitorëve ngjitet me 27.2%, më shumë se gjysma janë të huaj
Turizmi vijon të paraqitet me rritje edhe përgjatë muajit shkurt tregojnë të dhënat e “Institutit të Statistikave” në raportin e fundit mbi strukturat......

Sa kartëmonedha Lek qarkullojnë zyrtarisht në Shqipëri? - Në total 161 milionë copë, me vlerë rreth 394.7 miliardë lekë. U shtuan 7.5 milionë në 2022
Në fund të vitit 2022, rezultuan rreth 161 milionë copë kartëmonedha shqiptare në qarkullim, me vlerë rreth 394.7 miliardë lekë. Sipas të dhënave zyrtare të......

Bonot e thesarit 12-mujore i kthehen përsëri rënies - Interesi ra në 3.82%, nga 3.91% në dy ankandet e mëparshëm
Pas një tendence të shkurtër në ngritje që pasoi vendimin e Bankës së Shqipërisë për rritjen e normë bazë të interesit, bonot e thesarit 12 mujore kanë shënuar......

Sa para’ u mblodhën nga taksat mbi karburantet? - Shqiptarët ulën ndjeshëm konsumin në kohë krizë
Viti 2022 ishte viti i rritjes së çmimeve, ku ndër produktet që preku më së shumti qytetarët shqiptarë ishin karburantet. Çmimi i naftës arriti në nivelin......

"Duhet të shqetësohemi": Liderët financiarë paralajmërojnë se rritja e normave të interesit po ‘shtrydh’ vendet në zhvillim!
Udhëheqësit e disa organizmave financiarë globalë paralajmëruan se rritja e normave të interesit po rrit presionin mbi vendet në zhvillim me të ardhura të......

Google fiton gjyqin prej 20 milionë dollarë për çështjen e patentës së Chrome!
Google LLC e Alphabet të martën bindi një gjykatë apeli në SHBA që të anulojë tre patenta kundër malware në zemër të vendimit të shkeljes prej 20 milionë......

Greqia drejt revolucionit turistik!
Greqia po kalon një revolucion turistik dhe synimi i saj është i dyfishtë: të prezantohen vizitorët me një anë tjetër të jetës greke, larg klubeve të natës të......

Thatësira dimërore po kërcënon kulturat e drithërave si gruri dhe elbi në zonën e Mesdheut!
Fermerët e Europës Jugore po përballen me një krizë të korrave me muaj thatësirë që po i kërcënojnë ato gjatë këtij viti dhe me disa ekologë spanjollë që......