Thatësira dimërore po kërcënon kulturat e drithërave si gruri dhe elbi në zonën e Mesdheut!

Fermerët e Europës Jugore po përballen me një krizë të korrave me muaj thatësirë që po i kërcënojnë ato gjatë këtij viti dhe me disa ekologë spanjollë që paralajmërojnë se vendi së shpejti mund të mos jetë në gjendje të mbajë kulturat e drithërave si gruri dhe elbi.
"Dëme të pakthyeshme janë shkaktuar në më shumë se 3.5 milion hektarë të korrave," paralajmëroi shoqata kryesore e fermerëve spanjollë COAG, duke dhënë alarmin për një tendencë që po vërehet në pjesën më të madhe të vendit.
Komiteti Kombëtar i Thatësirës i qeverisë spanjolle do të takohet për të diskutuar problemin të mërkurën, 19 prill. "Nëse reshjet nuk përmirësohen brenda pak ditësh, atëherë prodhimi i të korrave të ushqyera me shi, veçanërisht drithërat e dimrit, do të reduktohet ndjeshëm," tha Sergio Vicente-Serrano, një studiues në Institutin Pireneas të Ekologjisë të Zaragozës.
“Nëse vazhdohet kështu, atëherë logjikisht do të ulet të korrat dhe për rrjedhojë edhe çmimet do të rriten. Nuk duhet harruar se thatësira është një fenomen karakteristik për klimën mesdhetare, që nuk është diçka e re, e lidhur me procesin e ngrohjes globale dhe jo një proces që e kemi përjetuar vetëm në dekadat e fundit. Por problemi është se vitet e fundit kemi vuajtur edhe mungesën e reshjeve në sfondin e rritjes së dukshme të temperaturës”.
Edhe vendet e tjera europiane përballen me këtë problem. Një hartë e thatësirave aktuale në Europë e përpiluar nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus tregoi paralajmërime për lagështi të ulët të tokës në shumë rajone jugore të kontinentit në janar.
Kultivuesit po konkurrojnë me sektorë të tjerë për një pjesë të ofertës. Sektori energjetik francez përdor ujin në skemat hidro, por edhe si ftohës për reaktorët bërthamorë. Pas dimrit më të thatë në 60 vjet, qeveria franceze ndërmori hapin e pazakontë për të urdhëruar kufizime të përdorimit të ujit në shkurt dhe mars.
Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus thotë se duhet të hulumtohen zgjidhje të reja. Qeveria italiane po përgatit një paketë ndihme me vlerë 7.8 miliardë euro dhe një plan të ri furnizimi me ujë pasi nivelet e ujit ranë në lumin e saj më të gjatë, Po. Miliona italianë janë përballur me kufizime në përdorimin e ujit si rezultat.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

‘Baronët e ushqimit’: Kush janë miliarderët që po përfitojnë nga kriza ekonomike globale?
Në vitet e fundit, bota ka përjetuar një rritje të miliarderëve të ushqimit – që përfshin kompani që përfitojnë nga rritja e çmimeve duke shtuar të ardhurat,......

Deklarimi i pasurisë së çiftit Biden - Fitime prej 580 mijë dollarësh në 2022
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe zonja e parë Jill kanë deklaruar rreth 580 mijë dollarë të ardhura një vit më parë dhe paguan një normë......

BE kundër sulmeve kibernetike - Plan 1.2 miliardë euro përballë kërcënimeve në rritje
Komisioni Europian konfirmoi një plan prej 1.2 miliardë euro për t’u përballur me kërcënimet në rritje ndaj sigurisë kibernetike, duke nënvizuar shqetësimet......

Tesla ul çmimet për herë të gjashtë këtë vit – Ja modelet që do të ulen deri në 3 mijë dollarë
Tesla Inc uli çmimet për disa nga automjetet e saj elektrike Model Y dhe Model 3 në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të uebfaqes së kompanisë. Kjo është......

Brukseli forcon regjimin për bankat në vështirësi - Plan për një mbrojtje më të mirë të taksapaguesve
Brukseli zbulon planet për të mbrojtur më mirë taksapaguesit nga falimentimi i bankave duke forcuar rregullat e tij për huadhënësit në vështirësi. Komisioni......

Mungesa globale e orizit - Niveli më i lartë i regjistruar në 20 vitet e fundit
Nga Kina në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe në Bashkimin Europian, prodhimi i orizit po shënon rënie, duke shkaktuar një rritje të çmimit për më shumë......

Befason sërish inflacioni në Britani - Në muajin mars u regjistrua mbi nivelin 10%
Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar mbeti papritur në një masë dyshifrore në mars pasi familjet vazhduan të përballeshin me rritjen e faturave të ushqimit dhe......

Popullsia në Indi tejkalon atë në Kinë - 2.9 milionë banorë më shumë deri në mes të këtij viti
India është në rrugën e duhur për t'u bërë vendi më i populluar në botë, duke kaluar Kinën me pothuajse 3 milion njerëz më shumë në mes të këtij viti. Lajmi......