Mungesa globale e orizit - Niveli më i lartë i regjistruar në 20 vitet e fundit

Nga Kina në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe në Bashkimin Europian, prodhimi i orizit po shënon rënie, duke shkaktuar një rritje të çmimit për më shumë se 3.5 miliardë njerëz në të gjithë globin, veçanërisht në Azi-Paqësor ku konsumohet 90% e orizit në botë.
Tregu global i orizit aktuakisht regjistron mungesën e tij më të madhe në dy dekada në vitin 2023, sipas Fitch Solutions. Sipas analistëve të sektorit, një deficit i këtyre përmasave për një nga drithërat më të kultivuara në botë do të dëmtojë importuesit e mëdhenj. Ata theksuan se në nivel global, ndikimi më i dukshëm i deficitit global të orizit ka qenë dhe mbetet çmimi i lartë gjatë dekadës.
Çmimet e orizit pritet të mbeten në nivele të larta deri në vitin 2024, thuhet në një raport. Çmimi i orizit ishte mesatarisht 17.30 dollarë për çdo 45.3 kilogramë deri në vitin 2023 dhe do të ulet vetëm në 14.50 dollarë, sipas raportit. Duke pasur parasysh se orizi është malli kryesor ushqimor në tregje të shumta në Azi, çmimet janë një përcaktues kryesor i inflacionit të çmimeve të ushqimit dhe sigurisë ushqimore, veçanërisht për familjet më të varfra.
Sipas parashikimeve të raportit mungesa globale për 2022/2023 do të arrijë në 8.7 milion ton. Kjo do të shënonte deficitin më të madh global të orizit që nga viti 2003/2004, kur tregjet globale të orizit gjeneruan një deficit prej 18.6 milionë tonësh. Aktualisht ka një furnizim të reduktuar me oriz si rezultat i luftës së vazhdueshme në Ukrainë, si dhe motit të keq në ekonomitë prodhuese të orizit si Kina dhe Pakistani. Në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, një pjesë e tokës bujqësore në prodhuesin më të madh të orizit në botë, Kinë, u rrënuan nga reshjet e dendura të verës dhe përmbytjet.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Befason sërish inflacioni në Britani - Në muajin mars u regjistrua mbi nivelin 10%
Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar mbeti papritur në një masë dyshifrore në mars pasi familjet vazhduan të përballeshin me rritjen e faturave të ushqimit dhe......

Popullsia në Indi tejkalon atë në Kinë - 2.9 milionë banorë më shumë deri në mes të këtij viti
India është në rrugën e duhur për t'u bërë vendi më i populluar në botë, duke kaluar Kinën me pothuajse 3 milion njerëz më shumë në mes të këtij viti. Lajmi......

Gjermania sërish thirrje për greva në tri aeroporte kryesore!
Sindikata gjermane Verdi bëri thirrje për greva paralajmëruese 24-orëshe të enjten dhe të premten (20 dhe 21 prill) për punonjësit e sigurisë në aeroportet e......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore përballë monedhës vendase!
Dollari amerikan pas një rikuperimi të lehtë një ditë më parë ka pësuar sërish zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm teksa është blerë sot me 102.1 lekë dhe......

Ministri për Punët e Jashtme dhe Çështjet Europiane viziton shkollën dhe kopshtin "Iliria" në Fushë-Krujë, rindërtuar tërësisht me financim nga Kroacia!
Ministri për Punët e Jashtme dhe Çështjet Europiane të Kroacisë Gordan Grlić Radman, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP në Shqipëri Monica Merino, Ministrja e......

Ku të bëhesh i pasur më shpejt ? – Ja 10 qytetet ku milionerët janë në rritje
Pavarësisht shqetësimeve për recesionin dhe turbulencat e tregut, pasuria po rritet në disa pjesë të botës dhe nganjëherë, në mënyrë të konsiderueshme, sipas......

Mblidhet Këshilli i Investimeve, Biznesi pro rritjes së pagave. Sondazhi me 506 kompani, Ibrahimaj: Sipërmarrja mbështet rritjen
Këshilli i Investimeve zhvilloi të martën mbledhjen e radhës nën drejtimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, me temë diskutimi......

Fuqia 300 MW, në qershor shpallet ankandi më i madh fotovoltaik në Ballkan! Projekte konkurruese deri në 100 MW, shteti siguron blerjen e energjisë për 15 vjet
Pas dy ankandeve të suksesshëm për zhvillimin e projekteve të energjisë së rinovueshme, në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH),......