Europa Postuar më 19 Prill 2023, 10:18

Gjermania sërish thirrje për greva në tri aeroporte kryesore!

Nga SCAN TV
Gjermania sërish thirrje për greva në tri aeroporte kryesore!

Sindikata gjermane Verdi bëri thirrje për greva paralajmëruese 24-orëshe të enjten dhe të premten (20 dhe 21 prill) për punonjësit e sigurisë në aeroportet e Dyseldorfit, Hamburgut dhe Këlnit/Bonnit.

"Greva fillon natën e së enjtes dhe përfundon natën nga e premtja në të shtunë”, tha sindikata Verdi.

Sektorët që do të preken përfshijnë zonën e kontrolleve të sigurisë së aviacionit, kontrollin e pasagjerëve, kontrollin dhe shërbimin e personelit dhe mallrave. “Në aeroporte priten kohë më të gjata pritjeje apo edhe anulime fluturimesh për shkak të grevës”, paralajmëroi sindikata.

Zëdhënësi i aeroportit të Hamburgut tha se të enjten dhe të premten të gjitha nisjet do të anulohen ose do të kryhen pa pasagjerë. Ai shtoi se nga greva mund të preken rreth 80,000 pasagjerë që. Po ashtu as mbërritjet nuk do të jenë të mundshme, tha ai.

Media gjermane njoftoi se në ditët në vijim greva paralajmëruese planifikojnë edhe hekurudhat gjermane dhe kompani të tjera hekurudhore dhe sipas raportimeve të mediave është folur për një grevë këtë të premte.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat