Tregtia e jashtme, me rënie në mars - Shifrat marrin kthesë. Importet dhe eksportet u ulën me 11.7% dhe 3.7%

Të dhënat e tregtisë së jashtme referuar muajit mars të këtij viti tregojnë se eksportet dhe importet kanë rënë në vlerë, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Kështu, në mars të vitit 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 42 mld lekë, duke u ulur me -11.7%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 81 mld lekë, duke u ulur me -3.7%, në krahasim me një vit më parë. Nëse do të flisnim në terma tremujorësh, përgjatë tremujorit të parë të vitit 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 123 mld lekë, duke u rritur me 2. %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 208 mld lekë, duke u rritur me 0.4%, krahasuar me një vit më parë. Pra, shifra e tregtisë së jashtme regjistrojnë një rritje modeste në vlerë gjatë tremujorti të parë, si për imortet ashtu edhe për importet, dhe një rënie në muajin mars të këtij viti. Këto tregues në publikimin më të fundit të “Institutit të Statistikave” pasqyrojnë një kthesë të tregtisë së jashtme pas një fryerje të ndjeshme në vitin 2022, i cili ishte një vit krize si pasojë e rritjes së çmimeve.
Nga ana tjetër, referuar analizës së të dhënave në volum, pra në peshë eksportet dhe importet kanë shënaur rritje, krahasuar me të njetën periudhë të një viti me parë. Emportet në peshë janë rritur me 6.2% për muajin mars të këtij viti. Po t’i analizojmë sipas grupmallrave shohim se në peshë rritjen më të lartë sa i përket eksporteve e kanë shënuar “ Minerale dhe lëndë djegëse” me 18.2%, ndërkohë rënie në peshë të eksporteve regjsitrojnë produktet kimike me 16.6%, lëkuar dhe prodhimet e drurit me 15.6% dhe 19.9%. Eksportet e ushqimeve në peshë ndërkohë janë rritur me 0.5%.
Në drejtim të importeve, shifrat tregojnë se edhe ato janë rritur edhe në volum, me 6.4%, paçka se në vlerë paraqiten me rënie. Kjo duket të jetë rrjedhojë kryesisht e rritjes prej 36.8% të importit të hidrokarbureve, si pasojë e rënies së ndjeshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Edhe produktet kimike paraqiten me një rritje të ndjeshme me 38.2% tregojnë të dhënat e analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intel”.
Sa i përket kontributit të grupeve kryesore gjatë muajit mars në uljen e eksporteve prej 11.7%, kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 8.6 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 4.8 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me 0.6 pikë përqindje. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me 1.6 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 0.8 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me 0.2 pikë përqindje.
Në drejtim të importeve ndërkohë, në rënien e tyre prej 3.7% kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 4.4 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me 2.4 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me 1.5 pikë përqindje. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 3.0 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me 2.1 pikë përqindje.
Në muajin mars të vitit 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me marsin e vitit 2022 janë Kosova me 2.0%, Greqia me 28.0% dhe Spanja me 170.5%. Sa i përket importeve vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe kanë qenë Kina me 2.8%, Gjermania me 2.5% dhe Zvicra me 335.1%.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Sa para’ paguan shqiptarët për dhurimin e pronave? - Ligji i ri sjell ndryshime, përcakton kategoritë që përjashtohen nga tatimi
Qytetarët shqiptarë kanë paguar më shumë tatim mbi trashëgiminë apo dhurimin e pronave gjatë vitit që lamë pas. Referuar të dhënave nga Drejtoria e......

Ndryshimi i kontratave të tenderëve - APP, autoriteteve: Vetëm sipas ligjit. Në 2022 u modifikuan 5% e totalit, ndryshime edhe në vlerë
Agjencia e Prokurimit Publik iu kërkon institucioneve shtetërore të kryejnë modifikime të kontratave të tenderëve gjatë kohëzgjatjes së tyre, vetëm sipas......

Kamatvonesat “fryjnë” arkën e OSHEE - Gjatë vitit 2022 arkëtoi 1.37 mld lekë, 505 mln lekë më shumë se 1 vit më parë
Pamundësia për të paguar në kohë faturat nga abonentët është përkthyer në të ardhura të konsiderueshme për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, si......

Zgjedhjet i gjejnë vendorët me 53 milionë euro borxhe - Cilat janë bashkitë që kanë më shumë detyrime të prapambetura?
Zgjedhjet lokale do t’i gjejnë 61 bashkitë në vend me një stok total të detyrimeve të prapambetura në vlerën e 53 milionë eurove. Shifrat me të fundit të......

Biznesi i bulmetit, kompanitë dyfishojnë fitimin - Analiza e tregut, “Erzeni” “rrëmben” vendin e parë
“Scan Intel” vijon me analizën e rradhës kundrejt tregjeve të caktuara. Këtë herë do t’i rikthehemi industrisë së përpunimit të qumështit në vend, për të parë......

Hiqen vizat për Kosovën - Parlamenti europian miraton liberalizimin
Parlamenti Europian miratoi tekstin për të cilin kishin rënë dakord vendet anëtare të Bashkimit Europian, që dhe qytetarët e Kosovës të lëvizin më në fund pa......

Mbretëria e vogël që mban fshehurazi miliona dollarë në kriptomonedhë!
Ndër kombet më të izoluara të botës, Butani është i njohur për pamjet e tij gjithëpërfshirëse, manastiret në majë të maleve dhe një Indeks Bruto Kombëtar të......

Apple lançon llogarinë e kursimeve ‘Savings’ – Inauguron dyqanin e parë në Indi!
Apple prezanton llogarinë e saj të kursimeve (Apple Savings) me një yield vjetor prej 4.15%. Nuk kërkon një depozitë minimale, nuk ka asnjë kufizim dhe......