Hiqen vizat për Kosovën - Parlamenti europian miraton liberalizimin

Parlamenti Europian miratoi tekstin për të cilin kishin rënë dakord vendet anëtare të Bashkimit Europian, që dhe qytetarët e Kosovës të lëvizin më në fund pa viza në zonën Schengen. Pas votimit në Parlament, hapat e mbetur për këtë proces përfshijnë fillimisht nënshkrimin e aktit ligjor nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së më 19 prill. Më pas vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe liberalizimi i vizave hyn në fuqi nga 1 janari i 2024-ës.
Kosova kishte mbetur i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe në Europë që nuk përfitonte nga liberalizimi i vizave edhe pse i ka plotësuar kushtet para disa vitesh, në një proces të nisur 12 vite më parë. Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 27 shtetesh europiane. Ky regjim mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë - brenda gjashtë muajsh - në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen.
Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe në asnjë rast nuk nënkuptojnë leje pune ose përfitime të tjera. Në Parlamentin Europian nuk pati asnjë problem gjatë votimit, pasi një pjesë e madhe e deputetëve e ka mbështetur prej kohësh liberalizimin e vizave për Kosovën. Në fakt, Parlamenti Europian ka qenë institucioni i BE-së, i cili më së shumti e ka mbështetur lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës dhe vazhdimisht ka kritikuar këshillin e BE-së dhe komisionin Europian për vonesa të panevojshme në këtë proces.
Akti ligjor për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet në nënshkruhet nga presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, dhe ministrja për Europën e Suedisë, Jessika Roswall, vendi i së cilës kryeson aktualisht Këshillin e BE-së. Në ceremoninë e nënshkrimit janë ftuar të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.
Dorina Kurtaj / SCAN

Mbretëria e vogël që mban fshehurazi miliona dollarë në kriptomonedhë!
Ndër kombet më të izoluara të botës, Butani është i njohur për pamjet e tij gjithëpërfshirëse, manastiret në majë të maleve dhe një Indeks Bruto Kombëtar të......

Apple lançon llogarinë e kursimeve ‘Savings’ – Inauguron dyqanin e parë në Indi!
Apple prezanton llogarinë e saj të kursimeve (Apple Savings) me një yield vjetor prej 4.15%. Nuk kërkon një depozitë minimale, nuk ka asnjë kufizim dhe......

Alphabet humbet 55 miliardë dollarë pas lajmit se Samsung mund të zëvendësojë Google me Bing në telefonat e saj!
Aksionet e Alphabet ranë deri në 4% të hënën, duke fshirë rreth 55 miliardë dollarë në vlerë tregu pasi një raport nga The New York Times sugjeroi se......

Pse Kina po ndalon eksportet e metaleve të rralla të tokës?!
Në një lojë të teknologjisë së lartë dhe me aksione të larta të "nuk mund të kesh" atë që kam, Kina po lëviz me shpejtësi drejt ndalimit të disa eksporteve të......

9 shtete të tjera amerikane i bashkohen padisë federale kundër Google për teknologjinë e reklamave!
Nëntë shtete, duke përfshirë Michiganin dhe Nebraskën, i janë bashkuar një padie të Departamentit të Drejtësisë të SHBA kundër Google të Alphabet, i cili......

OBT vendos kundër Indisë në mosmarrëveshjen për tarifat e IT me BE-në, Japoninë dhe Tajvanin!
Një panel i Organizatës Botërore të Tregtisë tha se India kishte shkelur rregullat e tregtisë globale në një mosmarrëveshje me Bashkimin Europian, Japoninë dhe......

Lagarde paralajmëron për inflacionin: “Fragmentimi i ekonomisë globale do e rrisë më shumë”!
Kohë të vështira për bankat qendrore. Sa më të mëdha të jenë dhe do të jenë rreziqet gjeopolitike, aq më i fortë do të jetë fragmentimi i ekonomisë globale dhe......

Macron mbron reformën e pensioneve - “Një masë e domosdoshme për të siguruar të gjithë”
Qeveria franceze do të përpunojë një plan koherent për ta rikthyer Francën në këmbë në 100 ditët e ardhshme dhe për të shëruar vendin pas javësh protestash......