Sa para’ paguan shqiptarët për dhurimin e pronave? - Ligji i ri sjell ndryshime, përcakton kategoritë që përjashtohen nga tatimi

Qytetarët shqiptarë kanë paguar më shumë tatim mbi trashëgiminë apo dhurimin e pronave gjatë vitit që lamë pas. Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, duket se në vitin 2022 ka pasur më shumë prona të dhuruara nga një familjar tek tjetri apo të trashëguara, pasi vlera tatimore e paguar ka regjistruar rritje me 225 %.
Konkretisht vitin e kaluar janë paguar në total 354 mijë euro në formën e tatimit, nga 109 mijë euro të paguara në vitin 2021. Në janar të vitit 2020 hynë në fuqi ndryshimet ligjore në ligjin për tatimin mbi të ardhurat të cilat përjashtonin nga tatimi dhurimet brenda trungut familjar. Konkretisht, sipas ligjit, të ardhurat e përfituara nga kalimi i së drejtës së pronësisë për banesën dhe/ose truallin, brenda lidhjes gjinore në familje, bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, vetëm një herë ndaj një përfituesi, nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria nuk tatohen.
Ndërsa në rastet e tjera norma tatimore e aplikuar është 15 për qind. Ndërsa së fundmi u hartua dhe miratuar një ligj tërësisht i ri për tatimin mbi të ardhurat sipas të cilit “përjashtohen nga tatimi: dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë ligjorë në rradhë të parë dhe të dytë; dhurimet dhe trashëgimitë të marra nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë të ligjshëm përveç shkallës së parë dhe të dytë, deri në 5 milionë lekë për tatimpagues për pasuritë e paluajtshme, dhe deri në 1 milionë lekë për pasuritë e luajtshme për tatimpagues.
Si dhe kalimi i të drejtës së pronësisë trashëgimtarëve ligjorë nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria, kur prona rrjedh nga bashkëpronësia e detyrueshme. Edhe në këtë rast, përajshtimi nga tatimi bëhet nëse trashëgimtari ose përfituesi i dhuratës provon që sendet e dhuruara ose të trashëguara janë tatuar paraprakisht ose janë raportuar nga i vdekuri ose dhuruesi. Në rastet e tjera norma tatimore është 15 %.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Ndryshimi i kontratave të tenderëve - APP, autoriteteve: Vetëm sipas ligjit. Në 2022 u modifikuan 5% e totalit, ndryshime edhe në vlerë
Agjencia e Prokurimit Publik iu kërkon institucioneve shtetërore të kryejnë modifikime të kontratave të tenderëve gjatë kohëzgjatjes së tyre, vetëm sipas......

Kamatvonesat “fryjnë” arkën e OSHEE - Gjatë vitit 2022 arkëtoi 1.37 mld lekë, 505 mln lekë më shumë se 1 vit më parë
Pamundësia për të paguar në kohë faturat nga abonentët është përkthyer në të ardhura të konsiderueshme për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, si......

Zgjedhjet i gjejnë vendorët me 53 milionë euro borxhe - Cilat janë bashkitë që kanë më shumë detyrime të prapambetura?
Zgjedhjet lokale do t’i gjejnë 61 bashkitë në vend me një stok total të detyrimeve të prapambetura në vlerën e 53 milionë eurove. Shifrat me të fundit të......

Biznesi i bulmetit, kompanitë dyfishojnë fitimin - Analiza e tregut, “Erzeni” “rrëmben” vendin e parë
“Scan Intel” vijon me analizën e rradhës kundrejt tregjeve të caktuara. Këtë herë do t’i rikthehemi industrisë së përpunimit të qumështit në vend, për të parë......

Hiqen vizat për Kosovën - Parlamenti europian miraton liberalizimin
Parlamenti Europian miratoi tekstin për të cilin kishin rënë dakord vendet anëtare të Bashkimit Europian, që dhe qytetarët e Kosovës të lëvizin më në fund pa......

Mbretëria e vogël që mban fshehurazi miliona dollarë në kriptomonedhë!
Ndër kombet më të izoluara të botës, Butani është i njohur për pamjet e tij gjithëpërfshirëse, manastiret në majë të maleve dhe një Indeks Bruto Kombëtar të......

Apple lançon llogarinë e kursimeve ‘Savings’ – Inauguron dyqanin e parë në Indi!
Apple prezanton llogarinë e saj të kursimeve (Apple Savings) me një yield vjetor prej 4.15%. Nuk kërkon një depozitë minimale, nuk ka asnjë kufizim dhe......

Alphabet humbet 55 miliardë dollarë pas lajmit se Samsung mund të zëvendësojë Google me Bing në telefonat e saj!
Aksionet e Alphabet ranë deri në 4% të hënën, duke fshirë rreth 55 miliardë dollarë në vlerë tregu pasi një raport nga The New York Times sugjeroi se......