Shqipëria Postuar më 18 Prill 2023, 13:50

Zgjedhjet i gjejnë vendorët me 53 milionë euro borxhe - Cilat janë bashkitë që kanë më shumë detyrime të prapambetura?

Nga SCAN TV
Zgjedhjet i gjejnë vendorët me 53 milionë euro borxhe - Cilat

Zgjedhjet lokale do t’i gjejnë 61 bashkitë në vend me një stok total të detyrimeve të prapambetura në vlerën e 53 milionë eurove. Shifrat me të fundit të publikuara nga Ministria e Financave i takojnë fundit të vitit 2022, dhe ky borxh do t’i takojë si detyrë për tu shlyer nga kryebashkiakëve të rinj që do të dalin pas 14 Majit.

Krahasuar me fundvitin 2021, bashkitë kanë ecur në trend pozitiv sa i takon uljes së stokut, ku regjistrohet një rënie me rreth 5.6 milionë euro.  Por cilat janë njësitë e vetëqeverisjes vendore që kanë më shumë detyrime?

Në vendin e parë renditet Bashkia Tiranë  me 10.5 milionë euro detyrime të prapambetura, kjo për shkak edhe se është bashkia më e madhe në vend dhe që vë në jetë projekte investimesh publike në sasi dhe në vlerë më të lartë.

Në vendin e dytë renditet Bashkia Kavajë, e cila ka qenë problematike në këtë drejtim prej vitesh, me 7.4 milionë euro borxhe, e ndjekur nga Bashkia Vorë me 3.6 milionë euro, Dibër me 3.5 milionë euro, Pogradec me 2.5 milionë euro dhe Bashkia Kamëz me 1.9 milionë euro.

Njësitë e tjera të pushtetit vendor kanë shumë pak detyrime të pa paguara,  ku Vlora, Shkodra dhe Kolonja listohen ndër më shembulloret në këtë drejtim. Peshën më të madhe në totalin e detyrimeve e zënë investimet publike me rreth 26 milionë euro. Së fundmi pritet të miratohet një ligj i hartuar nga qeveria qendrore i cili do të detyrojë bashkitë që të paktën 30 për qind të fondeve të trashëguara nga një vit më parë, ti përdorin për shlyerjen e borxheve.

Elisabeta Dosku/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat