Ministri për Punët e Jashtme dhe Çështjet Europiane viziton shkollën dhe kopshtin "Iliria" në Fushë-Krujë, rindërtuar tërësisht me financim nga Kroacia!
Ministri për Punët e Jashtme dhe Çështjet Europiane të Kroacisë Gordan Grlić Radman, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP në Shqipëri Monica Merino, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi , përfaqësues të trupit diplomatik, banorë të komunitetit etj. vizituan sot shkollën 9-vjeçare & kopshtin“Iliria”, Fushë-Krujë, Bashkia Krujë, rindërtuar tërësisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) me një financim prej 1 milion Euro nga Qeveria e Kroacisë. Shkolla dhe kopshti janë dëmtuar rëndë nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë në vitin 2019-të.
Shkolla dhe kopshti i shërbejnë 156 nxënësve dhe kanë në përbërje 14 punonjës mësimor. Ndërtimi i tyre u bazua në dy parime themelore: "Rindërtojmë më Mirë" dhe "Rindërtojmë Së Bashku".
Sipas njoftimit për media "Rindërtojmë më Mirë" nënkupton struktura më të qëndrueshme që mund t'i bëjnë ballë tërmeteve dhe fatkeqësive natyrore, ndërkohë që përmbushin standardet ndërkombëtare për cilësi dhe siguri.
Shkolla e re, e cila furnizohet me burime të rinovueshme energjie, ofron akses për nxënësit dhe fëmijët me aftësi të kufizuara dhe ka hapësira të dedikuara për kujdesin mjekësor dhe mbështetjen psikologjike, është e pajisur me laboratorë, palestër të mbyllur dhe një fushë sportive dhe gjithashtu, kjo shkollë do të shërbejë edhe si qendër komunitare.
UNDP informon gjithashtu se përgjatë vizitës, Ministri për Punët e Jashtme dhe Çështjet Europiane të Kroacisë ndërveproi me fëmijët dhe mësuesit rreth mundësive të reja të mësim nxënies dhe mësimdhënies që tashmë shkolla dhe kopshti i ri ofrojnë.
Ministri Gordan Grlić-Radman u shpreh: "Kjo shkollë nuk është vetëm një ndërtesë, por është njëkohësisht simbol i shpresës dhe qëndrueshmërisë. Të gjithë kujtojmë tërmetin shkatërrues që goditi Shqipërinë në Nëntor të 2019-tës, duke shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe humbje jete. Sot ne jemi të kënaqur që kemi qenë në gjendje të luajmë një rol në përpjekjet e rindërtimit përmes projektit tonë më të madh të bashkëpunimit dypalësh për zhvillim deri më sot".
Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP në Shqipëri, Monica Merino nënvizoi: "Shkolla dhe Kopshti "Iliria" përfaqësojnë shpresë, qëndrueshmëri dhe progres për komunitetin. Jemi mirënjohës ndaj kësaj mbështetjeje strategjike të Qeverisë Kroate, e cila na ka ndihmuar të ndërtojmë një objekt arsimor të qëndrueshëm dhe me aksesueshmëri të lartë për fëmijët dhe komunitetin e Fushë-Krujës".
Mbështetja e Qeverisë Kroate në rindërtimin e shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit "Iliria" reflekton rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të ndihmuar vendet në menaxhimin e fatkeqësive natyrore.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Ku të bëhesh i pasur më shpejt ? – Ja 10 qytetet ku milionerët janë në rritje
Pavarësisht shqetësimeve për recesionin dhe turbulencat e tregut, pasuria po rritet në disa pjesë të botës dhe nganjëherë, në mënyrë të konsiderueshme, sipas......

Mblidhet Këshilli i Investimeve, Biznesi pro rritjes së pagave. Sondazhi me 506 kompani, Ibrahimaj: Sipërmarrja mbështet rritjen
Këshilli i Investimeve zhvilloi të martën mbledhjen e radhës nën drejtimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, me temë diskutimi......

Fuqia 300 MW, në qershor shpallet ankandi më i madh fotovoltaik në Ballkan! Projekte konkurruese deri në 100 MW, shteti siguron blerjen e energjisë për 15 vjet
Pas dy ankandeve të suksesshëm për zhvillimin e projekteve të energjisë së rinovueshme, në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH),......

Hapet tuneli më i gjatë i çiklizmit në botë - Mega-projekti kushtoi rreth 29 milionë dollarë (FOTOT)
Ka shumë mënyra për të eksploruar shtatë malet që rrethojnë qytetin piktoresk të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Bergen, në bregun perëndimor të Norvegjisë......

Tregtia e jashtme, me rënie në mars - Shifrat marrin kthesë. Importet dhe eksportet u ulën me 11.7% dhe 3.7%
Të dhënat e tregtisë së jashtme referuar muajit mars të këtij viti tregojnë se eksportet dhe importet kanë rënë në vlerë, krahasuar me të njejtën periudhë të......

Sa para’ paguan shqiptarët për dhurimin e pronave? - Ligji i ri sjell ndryshime, përcakton kategoritë që përjashtohen nga tatimi
Qytetarët shqiptarë kanë paguar më shumë tatim mbi trashëgiminë apo dhurimin e pronave gjatë vitit që lamë pas. Referuar të dhënave nga Drejtoria e......

Ndryshimi i kontratave të tenderëve - APP, autoriteteve: Vetëm sipas ligjit. Në 2022 u modifikuan 5% e totalit, ndryshime edhe në vlerë
Agjencia e Prokurimit Publik iu kërkon institucioneve shtetërore të kryejnë modifikime të kontratave të tenderëve gjatë kohëzgjatjes së tyre, vetëm sipas......

Kamatvonesat “fryjnë” arkën e OSHEE - Gjatë vitit 2022 arkëtoi 1.37 mld lekë, 505 mln lekë më shumë se 1 vit më parë
Pamundësia për të paguar në kohë faturat nga abonentët është përkthyer në të ardhura të konsiderueshme për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, si......