Deklarimi i pasurisë së çiftit Biden - Fitime prej 580 mijë dollarësh në 2022

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe zonja e parë Jill kanë deklaruar rreth 580 mijë dollarë të ardhura një vit më parë dhe paguan një normë efektive tatimore federale prej 23.8%. Ndërsa zv/presidentja Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj deklaruan 457 mijë dollarë. Shifrat konfirmohen nga dokumentet e publikuara nga Shtëpia e Bardhë, në bazë të deklarimit të pasurive nga të dy çiftet.
Çifti presidencial gjithashtu dhuroi afërsisht 3.5% të të ardhurave të tyre, ose 20.180 dollarë amerikanë për 20 organizata bamirëse, duke përfshirë një për sindikatat e policisë. Ky deklarim pasurie u bë para skadimit të afatit para një gare presidenciale të vitit 2024, në të cilën Biden pritet të kërkojë një mandat të dytë katërvjeçar. Një garë e tillë mund të krijojë një përsëritje të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 midis demokratit Biden dhe ish-presidentit republikan Donald Trump.
Në ndryshim nga republikanët, Biden ka propozuar taksa më të larta për korporatat dhe individët që fitojnë më shumë se 400 mijë dollarë në vit. Trump theu traditën e presidentëve që deklaronin pasurinë e tyre, duke thënë se ai nuk ishte në gjendje ta bënte këtë gjatë auditimit nga Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme, edhe pse agjencia pretendonte se ai ishte i lirë t'i publikonte ato.
Vitin e kaluar, i pari i Biden si president, çifti raportoi 610.702 dollarë të ardhura. Biden merr një pagë prej 400 mijë dollarësh si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa Jill Biden e cila nuk ka hequr dorë nga profesioni i saj dhe pas vendosjes në Shtëpinë e Bardhë, paguhet 82.335 dollarë amerikanë nga puna e saj si mësimdhënëse e gjuhës angleze në Kolegjin e Virxhinias Veriore.
Pjesa e mbetur e të ardhurave të tyre nxirret nga interesat e investimeve, pensionet, anuitetet, shpërndarjet nga llogaritë e pensionit dhe Sigurimet Shoqërore, si dhe nga një korporatë që mbledh honoraret e tyre të librave të publikuar, sipas deklaratës së përbashkët tatimore. Donacionet e tyre bamirëse përfshinin kontribute për kishat dhe organizatat e përqendruara në ndihmën e fëmijëve dhe personave përgjegjës për ‘ta, duke përfshirë 2 mijë dollarë amerikanë për një organizatë të identifikuar si "Fondacioni i Urdhrit Vëllazëror të Policisë".
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

BE kundër sulmeve kibernetike - Plan 1.2 miliardë euro përballë kërcënimeve në rritje
Komisioni Europian konfirmoi një plan prej 1.2 miliardë euro për t’u përballur me kërcënimet në rritje ndaj sigurisë kibernetike, duke nënvizuar shqetësimet......

Tesla ul çmimet për herë të gjashtë këtë vit – Ja modelet që do të ulen deri në 3 mijë dollarë
Tesla Inc uli çmimet për disa nga automjetet e saj elektrike Model Y dhe Model 3 në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të uebfaqes së kompanisë. Kjo është......

Brukseli forcon regjimin për bankat në vështirësi - Plan për një mbrojtje më të mirë të taksapaguesve
Brukseli zbulon planet për të mbrojtur më mirë taksapaguesit nga falimentimi i bankave duke forcuar rregullat e tij për huadhënësit në vështirësi. Komisioni......

Mungesa globale e orizit - Niveli më i lartë i regjistruar në 20 vitet e fundit
Nga Kina në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe në Bashkimin Europian, prodhimi i orizit po shënon rënie, duke shkaktuar një rritje të çmimit për më shumë......

Befason sërish inflacioni në Britani - Në muajin mars u regjistrua mbi nivelin 10%
Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar mbeti papritur në një masë dyshifrore në mars pasi familjet vazhduan të përballeshin me rritjen e faturave të ushqimit dhe......

Popullsia në Indi tejkalon atë në Kinë - 2.9 milionë banorë më shumë deri në mes të këtij viti
India është në rrugën e duhur për t'u bërë vendi më i populluar në botë, duke kaluar Kinën me pothuajse 3 milion njerëz më shumë në mes të këtij viti. Lajmi......

Gjermania sërish thirrje për greva në tri aeroporte kryesore!
Sindikata gjermane Verdi bëri thirrje për greva paralajmëruese 24-orëshe të enjten dhe të premten (20 dhe 21 prill) për punonjësit e sigurisë në aeroportet e......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore përballë monedhës vendase!
Dollari amerikan pas një rikuperimi të lehtë një ditë më parë ka pësuar sërish zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm teksa është blerë sot me 102.1 lekë dhe......