BE kundër sulmeve kibernetike - Plan 1.2 miliardë euro përballë kërcënimeve në rritje

Komisioni Europian konfirmoi një plan prej 1.2 miliardë euro për t’u përballur me kërcënimet në rritje ndaj sigurisë kibernetike, duke nënvizuar shqetësimet për një seri incidentesh hakerimi të profilit të lartë.
Përdorimi i luftës kibernetike në konfliktin ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës ka shkaktuar gjithashtu alarm. Me anë të një deklarate për media, ekzekutivi i BE – së konfirmoi se Akti i Solidaritetit Kibernetik do të forcojë solidaritetin për të zbuluar, përgatitur dhe përgjigjur më mirë incidenteve të rëndësishme ose në shkallë të gjerë të sigurisë kibernetike, duke krijuar një Mburojë Europiane të Sigurisë Kibernetike dhe një Mekanizëm gjithëpërfshirës të Emergjencës Kibernetike.
Mburoja do të përbëhet nga Qendra Operacionale të Sigurisë kombëtare dhe ndërkufitare, të cilat do të përdorin teknologjinë më të fundit, të tilla si inteligjenca artificiale dhe analitika e avancuar e të dhënave, për të zbuluar kërcënimet dhe incidentet kibernetike ndërkufitare. Mekanizmi i Emergjencës Kibernetike do të testojë subjektet në sektorë shumë kritikë si kujdesi shëndetësor, transporti dhe energjia.
Plani përfshin gjithashtu ngritjen e një rezerve të sigurisë kibernetike të BE-së, e përbërë nga shërbime të reagimit ndaj incidenteve, të cilat do të ndërhyjnë me kërkesë të një vendi apo institucioni të BE-së në rast të një incidenti të rëndësishëm ose në shkallë të gjerë të sigurisë kibernetike. Akti i Solidaritetit Kibernetik do të kërkojë marrëveshje nga vendet e BE-së dhe Parlamenti Europian përpara se të kthehet në ligj.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Tesla ul çmimet për herë të gjashtë këtë vit – Ja modelet që do të ulen deri në 3 mijë dollarë
Tesla Inc uli çmimet për disa nga automjetet e saj elektrike Model Y dhe Model 3 në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të uebfaqes së kompanisë. Kjo është......

Brukseli forcon regjimin për bankat në vështirësi - Plan për një mbrojtje më të mirë të taksapaguesve
Brukseli zbulon planet për të mbrojtur më mirë taksapaguesit nga falimentimi i bankave duke forcuar rregullat e tij për huadhënësit në vështirësi. Komisioni......

Mungesa globale e orizit - Niveli më i lartë i regjistruar në 20 vitet e fundit
Nga Kina në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe në Bashkimin Europian, prodhimi i orizit po shënon rënie, duke shkaktuar një rritje të çmimit për më shumë......

Befason sërish inflacioni në Britani - Në muajin mars u regjistrua mbi nivelin 10%
Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar mbeti papritur në një masë dyshifrore në mars pasi familjet vazhduan të përballeshin me rritjen e faturave të ushqimit dhe......

Popullsia në Indi tejkalon atë në Kinë - 2.9 milionë banorë më shumë deri në mes të këtij viti
India është në rrugën e duhur për t'u bërë vendi më i populluar në botë, duke kaluar Kinën me pothuajse 3 milion njerëz më shumë në mes të këtij viti. Lajmi......

Gjermania sërish thirrje për greva në tri aeroporte kryesore!
Sindikata gjermane Verdi bëri thirrje për greva paralajmëruese 24-orëshe të enjten dhe të premten (20 dhe 21 prill) për punonjësit e sigurisë në aeroportet e......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore përballë monedhës vendase!
Dollari amerikan pas një rikuperimi të lehtë një ditë më parë ka pësuar sërish zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm teksa është blerë sot me 102.1 lekë dhe......

Ministri për Punët e Jashtme dhe Çështjet Europiane viziton shkollën dhe kopshtin "Iliria" në Fushë-Krujë, rindërtuar tërësisht me financim nga Kroacia!
Ministri për Punët e Jashtme dhe Çështjet Europiane të Kroacisë Gordan Grlić Radman, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP në Shqipëri Monica Merino, Ministrja e......