Sa para’ u mblodhën nga taksat mbi karburantet? - Shqiptarët ulën ndjeshëm konsumin në kohë krizë

Viti 2022 ishte viti i rritjes së çmimeve, ku ndër produktet që preku më së shumti qytetarët shqiptarë ishin karburantet. Çmimi i naftës arriti në nivelin historik të 265 lekë/l si pasojë e tronditjeve të tregjeve ndërkombëtare nga lufta Rusi-Ukrainë dhe luhatjeve të vazhdueshme në bursë.
Një ndër taksat më të diskutuara që llogaritet në çmimin e naftës dhe benzinës ka qenë edhe taksa e karbonit, ku ka pasur edhe sugjerime të vazhdueshme për heqjen e saj për një periudhë kohe deri në stabilizimin e tregjeve.
Por sa kanë qenë të ardhurat e mbledhura nga administrata tatimore nga kjo taksë përgjatë vitit që lamë pas? Të dhënat zyrtare të analizuara nga SCAN TV, tregojnë se qytetarët shqiptarë kanë paguar në vitin 2022 20.2 milionë euro taksë karboni mbi karburantet. Por krahasuar me vitin 2021, kanë paguar 5.9 milionë euro më pak. Sipas legjislacionit në fuqi, taksa e karbonit aplikohet në vlerën 1.5 lekë/litër për benzinën dhe 3 lekë/litër për naftën.
Po ashtu, një taksë tjetër që tregon ecurinë e konsumit dhe që ka më shumë peshë në të ardhurat buxhetore është ajo mbi qarkullimin e cila aplikohet në masën 27 lekë/l. Në vitin 2022 nga kjo taksë u arkëtuan 162.4 milionë euro, duke regjistruar rënie me rreth 7.4 për qind krahasuar me një vit më parë. Pra në total nga këto dy taksa janë paguar 183.3 milionë euro.
Duke qenë se të dyja këto taksa që mblidhen nga buxheti i shtetit aplikohen litër dhe jo për çmim të produktit, të dhënat e tatimeve tregojnë për një rënie të konsumit të naftës dhe benzinës në sasi gjatë viti të krizës së çmimeve. Duke qenë se taksa e qarkullimit është e njëjtë për të dyja produktet, rënia e konsumit konsiderohet në 7.4 për qind.
Elisabeta Dosku/SCAN
Sondazh

"Duhet të shqetësohemi": Liderët financiarë paralajmërojnë se rritja e normave të interesit po ‘shtrydh’ vendet në zhvillim!
Udhëheqësit e disa organizmave financiarë globalë paralajmëruan se rritja e normave të interesit po rrit presionin mbi vendet në zhvillim me të ardhura të......

Google fiton gjyqin prej 20 milionë dollarë për çështjen e patentës së Chrome!
Google LLC e Alphabet të martën bindi një gjykatë apeli në SHBA që të anulojë tre patenta kundër malware në zemër të vendimit të shkeljes prej 20 milionë......

Greqia drejt revolucionit turistik!
Greqia po kalon një revolucion turistik dhe synimi i saj është i dyfishtë: të prezantohen vizitorët me një anë tjetër të jetës greke, larg klubeve të natës të......

Thatësira dimërore po kërcënon kulturat e drithërave si gruri dhe elbi në zonën e Mesdheut!
Fermerët e Europës Jugore po përballen me një krizë të korrave me muaj thatësirë që po i kërcënojnë ato gjatë këtij viti dhe me disa ekologë spanjollë që......

‘Baronët e ushqimit’: Kush janë miliarderët që po përfitojnë nga kriza ekonomike globale?
Në vitet e fundit, bota ka përjetuar një rritje të miliarderëve të ushqimit – që përfshin kompani që përfitojnë nga rritja e çmimeve duke shtuar të ardhurat,......

Deklarimi i pasurisë së çiftit Biden - Fitime prej 580 mijë dollarësh në 2022
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe zonja e parë Jill kanë deklaruar rreth 580 mijë dollarë të ardhura një vit më parë dhe paguan një normë......

BE kundër sulmeve kibernetike - Plan 1.2 miliardë euro përballë kërcënimeve në rritje
Komisioni Europian konfirmoi një plan prej 1.2 miliardë euro për t’u përballur me kërcënimet në rritje ndaj sigurisë kibernetike, duke nënvizuar shqetësimet......

Tesla ul çmimet për herë të gjashtë këtë vit – Ja modelet që do të ulen deri në 3 mijë dollarë
Tesla Inc uli çmimet për disa nga automjetet e saj elektrike Model Y dhe Model 3 në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të uebfaqes së kompanisë. Kjo është......