Bonot e thesarit 12-mujore i kthehen përsëri rënies - Interesi ra në 3.82%, nga 3.91% në dy ankandet e mëparshëm

Pas një tendence të shkurtër në ngritje që pasoi vendimin e Bankës së Shqipërisë për rritjen e normë bazë të interesit, bonot e thesarit 12 mujore kanë shënuar rënie në ankandin e kësaj jave. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, interesi mesatar i bonove 12 mujore ra në 3.82% këtë javë, nga 3.91% në dy ankandet e mëparshëm të zhvilluar në fillim të prillit dhe në mes të majit. Bie në sy se pjesëmarrja në ankand ka qenë e lartë.
Shuma e shpallur nga Ministria ka qenë 9 miliardë lekë, afërisht 90 milioën dollarë, ndërkohë që shuma totale e ofruar nga investitorët ka qenë rreth 120 milionë dollarë. Shumë më e lartë ka qenë prania e investirorëve në ankandin e mëparshëm, ku shuma e kërkuan nga Ministria e Financave ishte rreth 98 milionë dollarë, ndërsa kërkesa për të blerë rreth 140 milionë dollarë.
Ndërkohë që e kundërta ndodhi me bonot 6 mujore në ankandin e një jave më parë. Yieldi i tyre mesatar u ngjit në 3.29% nga 3.26% në ankandin e fundit të muajit shkurt. Gjithësesi, interesat e këtij instrumenti janë ende shumë më të ulëta nga ato të janarit, apo fundit të vitit të shkuar, kur u ngritën në thuajse 5%.
Rritja e lehtë erdhi pasi banka Qendrore vendosi të ndërhynte poërsëri në normën bazë të interesit duke e ccuar atë në nivelin 3%, gjë që nisi të reflektohej edhe te bonot e thesarit.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Sa para’ u mblodhën nga taksat mbi karburantet? - Shqiptarët ulën ndjeshëm konsumin në kohë krizë
Viti 2022 ishte viti i rritjes së çmimeve, ku ndër produktet që preku më së shumti qytetarët shqiptarë ishin karburantet. Çmimi i naftës arriti në nivelin......

"Duhet të shqetësohemi": Liderët financiarë paralajmërojnë se rritja e normave të interesit po ‘shtrydh’ vendet në zhvillim!
Udhëheqësit e disa organizmave financiarë globalë paralajmëruan se rritja e normave të interesit po rrit presionin mbi vendet në zhvillim me të ardhura të......

Google fiton gjyqin prej 20 milionë dollarë për çështjen e patentës së Chrome!
Google LLC e Alphabet të martën bindi një gjykatë apeli në SHBA që të anulojë tre patenta kundër malware në zemër të vendimit të shkeljes prej 20 milionë......

Greqia drejt revolucionit turistik!
Greqia po kalon një revolucion turistik dhe synimi i saj është i dyfishtë: të prezantohen vizitorët me një anë tjetër të jetës greke, larg klubeve të natës të......

Thatësira dimërore po kërcënon kulturat e drithërave si gruri dhe elbi në zonën e Mesdheut!
Fermerët e Europës Jugore po përballen me një krizë të korrave me muaj thatësirë që po i kërcënojnë ato gjatë këtij viti dhe me disa ekologë spanjollë që......

‘Baronët e ushqimit’: Kush janë miliarderët që po përfitojnë nga kriza ekonomike globale?
Në vitet e fundit, bota ka përjetuar një rritje të miliarderëve të ushqimit – që përfshin kompani që përfitojnë nga rritja e çmimeve duke shtuar të ardhurat,......

Deklarimi i pasurisë së çiftit Biden - Fitime prej 580 mijë dollarësh në 2022
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe zonja e parë Jill kanë deklaruar rreth 580 mijë dollarë të ardhura një vit më parë dhe paguan një normë......

BE kundër sulmeve kibernetike - Plan 1.2 miliardë euro përballë kërcënimeve në rritje
Komisioni Europian konfirmoi një plan prej 1.2 miliardë euro për t’u përballur me kërcënimet në rritje ndaj sigurisë kibernetike, duke nënvizuar shqetësimet......