Shqipëria Postuar më 19 Prill 2023, 14:19

Turizmi regjistron rritje në shkurt - Numri i vizitorëve ngjitet me 27.2%, më shumë se gjysma janë të huaj

Nga SCAN TV
Turizmi regjistron rritje në shkurt - Numri i vizitorëve ngjitet me

Turizmi vijon të paraqitet me rritje edhe përgjatë muajit shkurt tregojnë të dhënat e “Institutit të Statistikave” në raportin e fundit mbi strukturat akomoduese. Shifrat tregojnë se turizmi ka pësuar rritje në dy treguesit e tij, pra si në numër vizitorësh ashtu dhe në numër netë qëndrimesh. Numri i vizitorëve rezulton të ketë pësuar rritje me 27.2%, krahasuar me shkurtin e vitit 2022. Të dhënat gjithashtu tregojnë se ky tregues ka pësuar një rritje me rreth 92% edhe nëse do ta krahasonim me shkurtin e vitit 2021. Të njejtën ecuri shihet të ketë pësuar numri i vizitorëve vendas, por gjithashtu edhe ai i vizitorëve të huaj. Numri i vizitorëve vendas për muajin shkurt të këtij viti është rritur me 5% dhe regjistrohen gjithsej 38,863 vizitorë. Nga ana tjetër, numri i vizitorëve të huaj ka pësuar rritje me 66.2% dhe në vlerë absolute janë 34,915 vizitorë.

Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Rajonin e Veriut” ka shënuar rritjen më të lartë me 98.1%. Në “Zonat Bregdetare” ky tregues është rritur me 74.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë me 66.3%.

Në muajin Shkurt 2023, numri më i lartë i vizitorëve rezulton sipas rajoneve në “Rajonin Qendër” (55.8 %), sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (69.9 %) dhe sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (97.3 %).

Treguesi i netë qëndrimeve gjithashtu ka regjistruar rritje për shkurtin e këtij viti, me 6.2%. Megjithatë, vihet re që numri i netë qëndrimeve nga vizitorët vendas ka rënë me 0.6%, ndërsa numri i netë qëndrimeve nga vizitorët e huaj është rritur me 12.8%. Gjatë muajit shkurt të vitit 2023, numri i netë qëndrimve nga vendasit ishte 51,209, ndërsa numri i netë qëndrimeve nga vizitorët e huaj ishte 58,946. Vizitorët jo-rezident kanë ardhur kryesisht 12.7% e vizitorëve nga Kosova,9.4% e tyre nga Italia, nga Gjermania përbëjnë rreth 3.9% të vizitorëve në total, Anglia me 3.3%, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 1.8% dhe 16.2% janë të pa spefifikuar.

Përsa i takon normës neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 9.0 %, kundrejt 8.8% që ishte në muajin Shkurt 2022. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 7.6 %, kundrejt 7.7 % që ishte në muajin Shkurt 2022.

Ilda Methasani/SCAN

Sondazh

Poll
Rajoni 19 Prill

Greqia drejt revolucionit turistik!

Greqia po kalon një revolucion turistik dhe synimi i saj është i dyfishtë: të prezantohen vizitorët me një anë tjetër të jetës greke, larg klubeve të natës të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat