Shqipëria Postuar më 19 Prill 2023, 14:21

Sa do të kushtojnë zgjedhjet këtë vit? - Celibashi thirrje partive politike: Mos shpenzoni para’ pa limit, tregoni transparencë!

Nga SCAN TV
Sa do të kushtojnë zgjedhjet këtë vit? - Celibashi thirrje

Fondi 345,6 milionë lek është parashikuar për partitë politike si mbështetje financiare gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore. Por cilat janë rregullat që bëhet shpërndarja e fondeve vjetore për partitë politike?

Si fillim është përcaktuar që 70% e fondit përllogaritet sipas numrit të deputetëve të fituar nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Nga llogaritjet e bëra, del rezultati se 1.728 milionë lekë do të shumëzohet me numrin e deputetëve të secilës parti politike që ka fituar zgjedhjet e fundit parlamentare.

Gjithashtu është përcaktuar se 20% të vlerës totale të ndahet në mënyrë të barabartë ndërmjet partive parlametare dhe politike, që kanë fituar mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare. Sipas llogarive, vlera 6.283 milionë lekë përfitohet nga secila parti politike.

Dhe së fundmi është përcaktuar që 10% të fondit të përllogaritet sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe që kanë fituar mbi 1% të votave në shkallë vendi.

Në një dalje për mediat, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tërheq vëmendje partive politike për më tepër transparencë për të gjitha financimet kryesisht në periudhën zgjedhore.

Por sa kanë përfituar nga fondi total partitë politike?

Si partia me numrin më të lartë të deputetëve, Partia Socialiste përfiton 151.494 milionë lekë. Partia Demokratike përfiton 106.4 milionë lekë për të shpenzuar. Partisë së Lirisë do t’i akordohet fondi rreth 15.577 milionë lekë, ndërsa Partia Social Demokrate afërsisht 12.266 milionë lekë. Për Partinë Republikane është llogaritur fondi prej rreth 11.488 milionë lekësh e për PDIU-në 9.753 milionë lekë.

Për partinë Bashkim për të Drejtat e Njeriut, Partinë Agrare Ambientaliste, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partinë Levizja e Legalitetit përfitojnë përkatësisht nga 8.018 milionë lekë. Ndërkaq Nisma Thurrje do të përfitojë më pak, pra 6.283 milionë lekë.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll
Rajoni 19 Prill

Greqia drejt revolucionit turistik!

Greqia po kalon një revolucion turistik dhe synimi i saj është i dyfishtë: të prezantohen vizitorët me një anë tjetër të jetës greke, larg klubeve të natës të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat