Varshava dhe Kievi arrijnë një marrëveshje për drithërat – Qëllimi, të evitohet rritja e çmimeve!

Zyrtarët polakë dhe ukrainas ranë dakord që autokolonat e drithërave nga Ukraina që kalojnë tranzit nga Polonia për eksport jashtë vendit do të mbyllen, ruhen dhe monitorohen për të siguruar që prodhimet të ndalojnë ‘vërshimin’ në tregun polak dhe të mos luajnë kërdi me çmimet.
Njoftimi i së martës erdhi pas dy ditë bisedimesh intensive pas protestave të fermerëve polakë, të cilët thanë se pjesa më e madhe e grurit ukrainas po qëndronte në Poloni dhe po krijonte një tepri që u shkaktoi atyre humbje të mëdha.
Marrëveshja do t'i japë fund gjithashtu një ndalimi të përkohshëm të lëshuar nga Polonia të shtunën për të adresuar protestat për hyrjen e grurit nga Ukraina. Hungaria dhe Sllovakia, të cilat janë gjithashtu të prekura nga tranziti i produkteve bujqësore ukrainase, morën më vonë masa të ngjashme. Këto lëvizje tërhoqën zemërimin e degës ekzekutive të Bashkimit Europian, Komisionit Europian, i cili menaxhon tregtinë për 27 vendet anëtare.
Ministri polak i Bujqësisë Robert Telus tha në një konferencë shtypi të martën se Varshava dhe Kievi "kanë përpunuar mekanizma që nënkuptojnë se asnjë ton i vetëm grurë (Ukrainë) nuk do të mbetet në Poloni, se të gjitha do të kalojnë në tranzit".
Pasi Rusia bllokoi kalimet tradicionale të eksportit detar në mes të luftës në Ukrainë, Bashkimi Europian hoqi detyrimet për drithin ukrainas për të lehtësuar transportin e tij në Afrikë dhe Lindjen e Mesme dhe ofroi të paguante një kompensim, të cilin fermerët thanë se ishte i pamjaftueshëm.
Pjesa më e madhe e drithit përfundon në vendet tranzit dhe disa sindikata polake dhe politikanë të opozitës akuzojnë kompanitë e lidhura me qeverinë për shkaktimin e problemit duke blerë drithë të lirë, me cilësi të ulët ukrainase dhe më pas duke e shitur atë në fabrikat e bukës dhe makaronave si prodhim cilësor i lartë polak .
Partia kryesore në pushtet në Poloni, Ligji dhe Drejtësia, po kërkon të lehtësojë pakënaqësinë e fermerëve - bazën e votuesve të partisë - përpara zgjedhjeve parlamentare të vjeshtës.
Në Rumani, një vend tjetër i prekur nga prodhimi i tepërt ukrainas, Partia Social Demokrate në pushtet tha të martën se do t'u kërkojë partnerëve të koalicionit qeverisës që "urgjentisht" të kërkojnë të lëshojnë një pezullim të përkohshëm të importeve të produkteve ushqimore nga Ukraina.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Sa do të kushtojnë zgjedhjet këtë vit? - Celibashi thirrje partive politike: Mos shpenzoni para’ pa limit, tregoni transparencë!
Fondi 345,6 milionë lek është parashikuar për partitë politike si mbështetje financiare gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore. Por cilat janë......

Harta e shteteve nga ku e blejmë mishin - Në muajin Mars importi arriti në vlerën e 10 milionë eurove
Vetëm në një muaj, vendi ynë ka blerë nga jashtë kufijve afro 10.1 milionë euro mish. Të dhënat e tregtisë së Jashtme të INSTAT për muajin Mars tregojnë se......

Turizmi regjistron rritje në shkurt - Numri i vizitorëve ngjitet me 27.2%, më shumë se gjysma janë të huaj
Turizmi vijon të paraqitet me rritje edhe përgjatë muajit shkurt tregojnë të dhënat e “Institutit të Statistikave” në raportin e fundit mbi strukturat......

Sa kartëmonedha Lek qarkullojnë zyrtarisht në Shqipëri? - Në total 161 milionë copë, me vlerë rreth 394.7 miliardë lekë. U shtuan 7.5 milionë në 2022
Në fund të vitit 2022, rezultuan rreth 161 milionë copë kartëmonedha shqiptare në qarkullim, me vlerë rreth 394.7 miliardë lekë. Sipas të dhënave zyrtare të......

Bonot e thesarit 12-mujore i kthehen përsëri rënies - Interesi ra në 3.82%, nga 3.91% në dy ankandet e mëparshëm
Pas një tendence të shkurtër në ngritje që pasoi vendimin e Bankës së Shqipërisë për rritjen e normë bazë të interesit, bonot e thesarit 12 mujore kanë shënuar......

Sa para’ u mblodhën nga taksat mbi karburantet? - Shqiptarët ulën ndjeshëm konsumin në kohë krizë
Viti 2022 ishte viti i rritjes së çmimeve, ku ndër produktet që preku më së shumti qytetarët shqiptarë ishin karburantet. Çmimi i naftës arriti në nivelin......

"Duhet të shqetësohemi": Liderët financiarë paralajmërojnë se rritja e normave të interesit po ‘shtrydh’ vendet në zhvillim!
Udhëheqësit e disa organizmave financiarë globalë paralajmëruan se rritja e normave të interesit po rrit presionin mbi vendet në zhvillim me të ardhura të......

Google fiton gjyqin prej 20 milionë dollarë për çështjen e patentës së Chrome!
Google LLC e Alphabet të martën bindi një gjykatë apeli në SHBA që të anulojë tre patenta kundër malware në zemër të vendimit të shkeljes prej 20 milionë......