Shqipëria Postuar më 20 Prill 2023, 09:47

Rënie e fortë e valutave kryesore – Vetëm Franga zvicerane fiton pikë!

Nga SCAN TV
Rënie e fortë e valutave kryesore – Vetëm Franga zvicerane

Dollari amerikan ka pësuar këtë mëngjes një rënie të konsiderueshme duke u dobësuar sërish në raport me një ditë më parë pasi është blerë këtë mëngjes me 101.7 lekë dhe është shitur me 102.7 lekë.

Ndërkaq monedha europiane vijon dobësimin e saj edhe këtë të enjte pasi ka humbur pikë krahasuar me ditën e djeshme duke u blerë me 111.7 lekë dhe duke u shitur me 112.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundi britanik gjithashtu ka regjistruar zbritje të ndjeshme të kuotës pasi krahasuar me ditën e mërkurë është blerë mëngjesin e sotëm me 126 lekë dhe është shitur me 127.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Franga zvicerane është valuta e vetme që nuk ka pësuar ulje të vlerës përkundrazi është forcuar nga dita e djeshme teksa është blerë këtë të enjte me 113 lekë dhe është shitur me 114 lekë.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...