Bota Postuar më 10 Maj 2023, 10:01

Nafta tregtohet pranë 76 USD për fuçi - Rritja e rezervave në SHBA sugjeron ngadalësim të kërkesës

Nga SCAN TV
Nafta tregtohet pranë 76 USD për fuçi - Rritja e rezervave

Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, duke i dhënë fund tre ditëve me radhë në rritje. Të dhënat mbi rezervat e naftës në SHBA treguan një rritje, gjatë javës së kaluar, duke rikthyer në vëmendje shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës.

Gjithashtu, investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 76 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 73 dollarë për fuçi. Rezervat e naftës në SHBA u rritën me 3.6 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, referuar të dhënave të publikuara nga Instituti Amerikan i naftës.

Gjithsesi, investitorët po presin të dhënat zyrtare që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë. Analistët e anketuar nga Reuters, parashikonin një rënie të rezervave mes 900 mijë dhe 1.2 milionë fuçi. Investitorët po presin edhe raportin mujor të Organizatës së vendeve Eksportuese të Naftës, që publikohet të enjten. Tregjet po monitorojnë edhe bisedimet në SHBA për rritjen e tavanit të borxhit prej 31.4 trilionë dollarë.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat