Bankat me kapital vendas, më “miqësore” në kreditim - Refuzuan vetëm 4,6% të kërkesave. Ato me kapital të huaj më “dorështrënguar”

Gjatë gjashtëmujorit të dytë 2022, bankat tregtare raportojnë se kanë marrë në shqyrtim gjithsej 64,338 aplikime për kredi, nga të cilat 8% i përkasin sektorit të “ndërmarrjeve” dhe 92% “individëve”. Krahasuar me një vit më parë, kjo shpërndarje është zhvendosur disi në favor të ndërmarrjeve.
Të dhënat janë publikuar nga Banka e Shqipërisë, e cila zbulon edhe faktin se numri total i aplikimeve për kredi të shqyrtuara nga bankat tregtare ka shënuar rënie me 2.6% krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar për të tre kategoritë e klientëve, por rënia ishte më e theksuar në numrin e aplikimeve nga “ndërmarrjet e tjera”. Krahasuar me një vit më parë, numri i aplikimeve gjithashtu ka rezultuar në rënie me 4.2% dhe rënia lidhet vetëm me ecurinë e aplikimeve të individëve, ndërkohë që dy grupet e tjera kanë shënuar rritje.
Në tërësi bankat tregtare kanë qenë më “dorështrënguar” në kredidhënie, pasi në totalin e aplikimeve të marra në shqyrtim gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar, rezulton se rreth 20.2% e tyre janë refuzuar. Ndërsa për kategoritë e ndërmarrjeve huaja ka “rrjedhur” thuajse normalisht me një përqindje të vogël refuzimi, e kundërta ka ndodhur me individët.
Por, cili ka qenë trendi ndërmjet bankave me kapital shqiptar dhe atyre me kapital të huaj?
Të dhënat e Bankës Qendrore tregojnë se norma totale e refuzimit për kredi nga bankat tregtare me kapital vendas ka vijuar prirjen rënëse të dy viteve të fundit, duke rezultuar në nivelin 4.6%, ndërsa për bankat me kapital të huaj kjo normë është rritur në 28.5%.
Gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar, të dyja grupet bankare duken më të fokusuara në kreditimin e segmentit të ndërmarrjeve, veçanërisht për ato të mëdha, norma e refuzimit për të cilat ka rënë si në terma gjashtëmujorë, edhe në terma vjetorë. Përsa i përket segmentit të individëve, dy grupet kanë pasur qëndrime të kundërta. Bankat vendase kanë vijuar të lehtësojnë aksesin në kredi për individët, duke refuzuar vetëm 4.6% të aplikimeve, ndërkohë që bankat e huaja shfaqen më pak të interesuara ndaj këtij segmenti, duke refuzuar 28.5% të aplikimeve.
Dorian Koça/SCAN

Cilat janë 11 shtetet që blejnë peshk nga Shqipëria? - Eksportohen 5.6 milionë euro produkte vetëm në muajin Mars
Sektori i peshkimit është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, reflektuar kjo në sasinë e eksportuar jashtë vendit. Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme të......

Zhvlerësimi i Euros, “topi” në derën e Financave - Eksportuesit: Presim zgjidhje për lehtësimin e situatës
Pavarësisht se qeveria dhe Banka e Shqipërisë kanë hequr nga vetja përgjegjësinë për të iniciuar ndërhyrje konkrete ndaj normalizimit të kursit të këmbimit,......

Mbi 6.200 shqiptarë të punësuar online - Shqipëria e dyta për numrin më të lartë si “freelancer”
Në Shqipëri por edhe në mbarë botën punësimi online nisi të dilte në pah më tepër gjatë pandemisë. Kështu në bazë të dhënat në platforma të ndryshme të......

1.87 milion euro për trajnimin e kontrollorëve të trafikut ajror - Albcontrol hap tenderin, kurs për 30 kandidatë
Mbi 1.87 mln euro, pa TVSH parashikohet të kushtojë kursi për formimin profesional të 30 kontrollorëve të trafikut ajror. Albcontrol ka hapur tenderin mbi......

Cilat janë 20 markat e luksit më të njohura në botë?!
Një markë luksoze është një produkt ose shërbim ekskluziv, me cilësi të lartë dhe prestigjioz. Në mënyrë tipike, markat luksoze ofrojnë produkte ose shërbime......

115 prodhuesit më të mëdhenj të mjaltit natyror në botë – Shqipëria në listë!
Prodhimi i mjaltit është një pjesë e madhe e bujqësisë në shumë vende të botës. Klima e çdo zone, bimët dhe praktikat e bletarisë ndikojnë në shijen dhe......

Programi “EU4Schools” - 40 objekte arsimore të përfunduara deri tani / Synohet rindërtimi i rreth 60 shkollave
Në Ditën e Evropës, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Shqipëri falëndëron Bashkimin Evropian për partneritetin afatgjatë në avancimin e......

Liria e biznesit – Ku qëndron Shqipëria në listën me 182 vende të botës?!
Liria e biznesit është një gjendje ku njerëzit dhe bizneset mund të bëjnë biznes pa kufizime, rregulla ose ndërhyrje të panevojshme nga qeveria ose forca të......