Programi “EU4Schools” - 40 objekte arsimore të përfunduara deri tani / Synohet rindërtimi i rreth 60 shkollave

Në Ditën e Evropës, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Shqipëri falëndëron Bashkimin Evropian për partneritetin afatgjatë në avancimin e Agjendës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Shqipëri.
Në këtë kuadër, shtyllë bazë e partneritetit UNDP-BE është edhe Programi “EU4Schools” / “BE për Shkollat”, i cili synon rindërtimin apo riparimin e 60+ objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 Nëntorit, 2019-të, me përfitues 25,000 fëmijë, nxënës e mësues në total.
“Mësimdhënie dhe mësimnxënie më cilësore dhe më produktive, arsimim bashëkohor pikërisht si në vendet e Bashkimit Evropian, siguri e lartë dhe standarde të larta të objekteve arsimore, këto janë pikërisht çfarë ofron Programi “EU4Schools”, i financuar nga BE me 75 milion Euro dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (#UNDP) në Shqipëri”, shprehet UNDP Albania.
Deri më sot në kontekstin e Programit “EU4Schools” / “BE për Shkollat” kanë përfunduar 40 objekte arsimore, ndërsa aktualisht puna vijon intensivisht për rindërtimin apo riparimin e 15 objekteve të tjera.
Programi bazohet në parime themelore: “Rindërtojmë Më Mirë” dhe “Rindërtojmë Së Bashku”.
“Rindërtojmë Më Mirë” nënkupton ndërtimin e strukturave më të forta që mund t’iu rezistojnë tërmeteve dhe fatkeqësive natyrore, duke pasur standardet më të larta ndërkombëtare të cilësisë dhe sigurisë (EUROCODE 8). Të gjitha objektet arsimore, pjesë e “EU4Schools”, do të kenë burime të energjisë së rinovueshme, do të jenë plotësisht të aksesueshme nga nxënësit dhe fëmijët me aftësi të kufizuara dhe do të kenë hapësira të dedikuara për kujdesin mjekësor dhe mbështetjen psikologjike.
Ndërkohë, parimi “Rindërtojmë Së Bashku” nënkupton ofrimin e mundësive unike për të përfshirë përfituesit në rindërtimin e institucioneve të tyre arsimore dhe për ta “përshtatur” projektin sipas nevojave të tyre. 65 takimet konsultuese dhe 40 vizitat monitoruese të organizuara deri më tani kanë mbledhur së bashku 2,425 nxënës, fëmijë, prindër, anëtarë të komunitetit e përfaqësues të institucioneve vendore e qendrore, duke nxitur kështu edhe pronësinë dhe qëndrueshmërinë e investimit.
Programi “EU4Schools” po ndërton objektet arsimore të së ardhmes duke ndikuar drejtpërdrejtë në mirë-arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë sipas standardeve më të larta evropiane.
SCAN
Sondazh

Liria e biznesit – Ku qëndron Shqipëria në listën me 182 vende të botës?!
Liria e biznesit është një gjendje ku njerëzit dhe bizneset mund të bëjnë biznes pa kufizime, rregulla ose ndërhyrje të panevojshme nga qeveria ose forca të......

Ku janë vendet e punës: Këto janë industritë që po punësojnë dhe po shkurtojnë staf!
Të gjitha shenjat tregonin për një treg pune të ftohtë. Në vend të kësaj, raporti i fundit i vendeve të punës tregoi se shkalla e papunësisë ra në 3.4% në......

Ku në Europë është më mirë të jesh një nënë në karrierë?
Tavani prej xhami shihet shpesh si pikë referimi për pabarazinë gjinore në tregun e punës. Ekonomistja Pauline Grosjean, në librin e saj Patriarcapitalisme......

Gjermania i trembet recesionit - Shkak, rënia e prodhimit industrial në vend
Prodhimi industrial gjerman ra më shumë se sa pritej në muajin mars, pjesërisht për shkak të performancës së dobët të sektorit të automjeteve, duke nxitur......

Biden, në mbrojtje të pasagjerëve të linjave ajrore - Dëmshpërblim në para’ për çdo vonesë, apo anulim fluturimi
Presidenti amerikan Joe Biden tha se administrata e tij po përgatit rregulla të reja që synojnë t'u kërkojnë kompanive ajrore të kompensojnë pasagjerët për......

“Kriminelët mund të shfrytëzojnë ChatGPT” - Europol shpreh shqetësimet për informacionet e shumta në internet
Europol është i shqetësuar se kriminelët mund të shfrytëzojnë fuqitë e ChatGPT, pasi aplikacioni me rritjen më të shpejtë të të gjitha kohërave, u ka dhënë......

Tregtia me pakicë në Europë, nën presion - Dyqaneve të mëdha po u kërkohet të paguajnë një faturë të shtrenjtë
Dyqaneve të mëdha në rrugët tregtare të qyteteve europiane po u kërkohet të paguajnë një faturë të shtrenjtë për të përballuar krizën e kostove më të larta të......

CEO i Google, 226 milionë dollarë fitim vjetor - Kompania vijon të reduktojë stafin dhe shpenzimet
Gjigandi i teknologjisë Google po shpërblen shefin e tij ekzekutiv, Sadar Pichai, me një pagë të lartë, në një kohë që vijon me reduktimet e vendeve të punës......