“Kriminelët mund të shfrytëzojnë ChatGPT” - Europol shpreh shqetësimet për informacionet e shumta në internet

Europol është i shqetësuar se kriminelët mund të shfrytëzojnë fuqitë e ChatGPT, pasi aplikacioni me rritjen më të shpejtë të të gjitha kohërave, u ka dhënë njerëzve fuqinë e një modeli të madh të inteligjencës artificiale (IA) - të trajnuar në një bazë të dhënash masive informacioni nga interneti.
Kjo fuqi e re tashmë ka çuar në ndryshime në mënyrën se si shumë njerëz kryejnë punën e tyre ose kërkojnë informacion në internet, me teknologjinë e OpenAI që jep entuziazëm në premtimin e së ardhmes që mund të japë IA, por edhe frikë rreth ndryshimeve që ajo është duke sjellë.
Një nga shqetësimet më të mëdha rreth teknologjisë IA si ChatGPT është se çfarë do të bëjnë kriminelët me atë fuqi. Kjo është ajo që Europol, agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Europian, shqyrtoi në raportin më të fundit për ChatGPT të titulluar "Ndikimi i modeleve të mëdha gjuhësore në zbatimin e ligjit".
ChatGPT, i cili është ndërtuar në teknologjinë e modelit të gjuhës së GPT3.5 të OpenAI-t, mund ta bëjë “dukshëm më të lehtë për aktorët keqdashës që të kuptojnë më mirë dhe më pas të kryejnë lloje të ndryshme krimesh”, thuhet në raport.
Kjo për shkak se, ndërsa informacioni mbi të cilin është trajnuar ChatGPT është tashmë i disponueshëm falas në internet, teknologjia është në gjendje të ofrojë udhëzime hap pas hapi për të gjitha llojet e temave, nëse i jepen pyetjet e duhura kontekstuale nga një përdorues.
ChatGPT dhe chatbot të tjerë si Google's Bard kanë habitur përdoruesit me aftësitë e tyre për të ofruar shkrime që ngjasojnë shumë me ato të njeriut për çdo temë, bazuar në kërkesat e përdoruesve.
Ata mund të imitojnë stilet e të shkruarit të të famshmëve dhe të mësojnë një stil shkrimi nga teksti i futur, përpara se të krijojnë më shumë shkrime në atë stil të mësuar. Kjo e hap sistemin ndaj përdorimit të mundshëm nga kriminelët që duan të imitojnë dikë ose stilin e të shkruarit të një organizate, i cili ndoshta mund të përdoret në mashtrimet e ‘phishing’.
Europol paralajmëron gjithashtu se ChatGPT mund të përdoret për t'i dhënë legjitimitet llojeve të ndryshme të mashtrimit në internet, si p.sh. duke krijuar masa të rreme të përmbajtjes së mediave sociale për të promovuar një ofertë investimi mashtruese.
Një nga shenjat e sigurta të mashtrimit të mundshëm në komunikimet me email ose media sociale është përmes gabimeve të dukshme drejtshkrimore ose gramatikore të bëra nga kriminelët që përgatisin përmbajtjen.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Tregtia me pakicë në Europë, nën presion - Dyqaneve të mëdha po u kërkohet të paguajnë një faturë të shtrenjtë
Dyqaneve të mëdha në rrugët tregtare të qyteteve europiane po u kërkohet të paguajnë një faturë të shtrenjtë për të përballuar krizën e kostove më të larta të......

CEO i Google, 226 milionë dollarë fitim vjetor - Kompania vijon të reduktojë stafin dhe shpenzimet
Gjigandi i teknologjisë Google po shpërblen shefin e tij ekzekutiv, Sadar Pichai, me një pagë të lartë, në një kohë që vijon me reduktimet e vendeve të punës......

“Gjenerata Z” objektiv i mashtrimeve online - Informacionet e vjedhura të kartave të kreditit shiten për disa qindra euro
Në një kohë që 76 milionë detaje të kartave të kreditit janë vënë aktualisht në shitje në “rrjetin e errët”, mashtruesit po synojnë konsumatorët më të rinj në......

Bursat europiane, me ndryshime të vogla - Tregjet presin inflacionin në SHBA dhe fitimet e korporatave
Bursat europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, ndërsa tregjet financiare në Mbretërinë e Bashkuar u rihapën pas një feste publike të......

Nafta i jep fund fitimeve 2-ditore - Investitorët presin inflacionin në SHBA, që publikohet të mërkurën
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, duke i dhënë fund dy ditëve me radhë në rritje të konsiderueshme. Tregu mbeti i kujdesshëm, përpara publikimit......

Kreditimi në SHBA mbështet dollarin - Investitorët presin takimin e Bankës së Anglisë të enjten
Dollari u rrit të martën pasi një sondazh mbi huatë tregoi se kushtet e kredisë në SHBA ishin më pak të zymta se sa pritej, ndërsa paundi po flirton me nivelin......

Kursi i këmbimit/ Rikuperojnë valutat kryesore!
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë në raport me ditën e djeshme pasi ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës teksa është blerë këtë mëngjes me 100.6 lekë......

Kërkimi shkencor, Shqipëria në fund të Europës - Jemi ndër vendet me më pak punime. Ekonomia na rendit më mirë se shkencat e tjera
Shqipëria është renditur në vend të 112-të në nivel global midis 233 vendeve sipas raportit Scimago Journal (SJR), me 1,023 kërkime shkencore ndërkombëtare dhe......