Bota Postuar më 9 Maj 2023, 09:59

Kreditimi në SHBA mbështet dollarin - Investitorët presin takimin e Bankës së Anglisë të enjten

Nga SCAN TV
Kreditimi në SHBA mbështet dollarin - Investitorët presin takimin

Dollari u rrit të martën pasi një sondazh mbi huatë tregoi se kushtet e kredisë në SHBA ishin më pak të zymta se sa pritej, ndërsa paundi po flirton me nivelin më të lartë në një vit, për shkak të pritshmërive se Banka e Anglisë do të rrisë normat e interesit këtë javë. Në Azi, të dhënat e publikuara treguan se importet e Kinës ranë me 7.9% në prill, krahasuar me një vit më parë, ndërsa eksportet u rritën me një ritëm më të ngadaltë prej 8.5%, në të njëjtën periudhë, pas një rritje surprizë prej 14.8% në mars.

Forcimi i dollarit filloi që sesionin e kaluar, pasi anketa tremujore e Rezervës Federale tregoi se kushtet e kreditimit për biznesin dhe familjet amerikane vazhduan të shtrëngoheshin në fillim të vitit, por kjo u ndikua nga rritja agresive e normave të interesit nga rezerva Federale dhe jo nga sistemi bankar. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 101.5.

Ndërkohë, paundi britanik po qëndron në mbi 1.26 dollarë, shumë pranë nivelit më të lartë në 1 vit, ndërsa investitorët po presin takimin e Bankës së Anglisë të enjten. Analistët parashikojnë se Banka e Anglisë do ta rrisë normën bazë të interesit në 4.5%, pasi përpiqet të luftojë me inflacionin më të lartë, krahasuar me ekonomitë e zhvilluara. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 27,500 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1840 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 22 Gusht Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke rikuperuar pikë gjatë tërë kësaj periudhe teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.9 lekë dhe është......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 22 Gusht Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke rikuperuar pikë gjatë tërë kësaj periudhe teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.9 lekë dhe është......