Agjencia e Trajtimit të Pronave rivlerëson 4 mijë vendime - Raporti, në Kuvend: Asnjë kompensim nën nivelin 10% të vlerës reale të tokës

Agjencia e Trajtimit të Pronave bën me dije se ka rishikuar mbi 4 mijë vendime kompensimi të pronarëve, të cilat kanë rritur ndjeshëm faturën që duhet të paguajë shteti për këtë qëllim. Sipas raportit të veprimtarisë të sapodepozituar në Kuvend, Agjencia shpjegon se shkak është bërë miratimi I ndryshimeve në ligjin e pronës të miratuar nga Kuvendi në fund të vitit të shkuar, sipas të cilave asnjë dosje prone nuk mund të kompensohet nën 10% të vkerës reale të tregut. Ndryshimet u diktuan nga një vendim I vitit 2021 të Gjyaktës Kuhstetuese, e cila pezulloi Ligjin e pronave të vitit 2015 në mënyrë që ai të përcaktohen këtë dysheme kompensimi.
ATP bën me dije se gjatë periudhës së hartimit të ndryshimeve të ligjit, Sektori i saj i Kompensimit vijoi punën në zbatim të pikës 16/4 të VKM nr. 223/2016 e ndryshuar me VKM nr. 1114/2020, e cila u miratua si rekomandim i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në çështjen Beshiri kundër Shqipërisë, duke kryer përllogaritjen e vendimeve që kanë njohur të drejtën e Kompensimit, bazuar me vlerësimin financiar me 10% të zërit kadastral aktual. Sipas një analize paraprake të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, rezulton që preken rreth 4672 vendime dhe do të përfitojnë një vlerë financiare afërsisht 18,5 miliardë lekë, apo afërsisht 180 milionë dollarë.
Fatura për kompensimin financiar të pronarëve është llogaritur nga Qeveria në rreth 1 miliardë dollarë, shifër që nuk pranohet nga shoqtatat e pronarëve, sipas të cilëve vlera reale është të paktën 4 herë më e madhe.
Në raport ATP bën gjithashtu me dije se për vitin 2022 ka bllokuar tërësisht procesin e kompensimit të pronarëve për shkak të pezullimit të ligjit. Ndërkohë që procesi nuk ka nisur edhe këtë vit, edhe pas miratimit nga Kuvendi të ndryshimeve ligjore në fund të vitit 2022. Vetë ATP bën me dije se pengesë janë miratimi I akteve nënligjore.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Baret dhe restorantet rrezikojnë mbylljen - Mungesa e fuqisë punëtore do të sjellë dështim në bizneset turistike
Sezoni turistik për këtë vit ka nisur pozitivisht duke marrë në konsideratë dhe shifrat e tremujorit të parë. Ndonëse janë premtuese, nga ana tjetër mungesa e......

KESH s’tërhiqet nga blerja afatgjatë e energjisë - Avancon procedura, 5 subjekte kanë shprehur interes për kontrata importi 3 dhe 5-vjeçare
Paqëndrueshmëria e çmimeve në tregje dhe mundësitë e zhvillimit të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike nuk e kanë ndaluar Korporatën Elektroenergjetike......

Avokati i Popullit, institucioneve: Po shkelni të drejtat e pensionistëve - Raporti/Keqllogaritje e pensioneve, viteve të punës, e deri mosdhënia e dosjeve
Masa e ulët e përfitimit të pensionit të pleqërisë, mosnjohja e vjetërsisë në punë, mosdhënia e grupit të invaliditetit nga Komisionet përkatëse të Caktimit të......

Kostoja e një makine të përdorur është gati të rritet! - Ja pse
Ndalimi i shitjes së makinave me benzinë dhe naftë në vitin 2030 është tashmë vetëm 80 muaj larg. Pesë vjet pas kësaj, një ndalim i mëtejshëm i makinave......

'Nuk mund të përballojmë asgjë': Kriza e kostos së jetesës së Turqisë kërcënon rizgjedhjen e Erdogan!
Shumë mbështetës prej kohësh të presidentit aktual Tajip Erdogan, nuk do të votojë për të, të dielën e ardhshme, duke fajësuar politikat e tij ekonomike për......

Kina dhe SHBA shohin nevojën për të stabilizuar marrëdhëniet!
Ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang, tha të hënën se është e domosdoshme të stabilizohen marrëdhëniet kineze-amerikane, pasi një seri "fjalësh dhe veprash të......

Udhëtimi dhe turizmi nuk do të mund të rikuperojnë plotësisht këtë vit!
Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit thotë se sektori global i udhëtimit dhe turizmit nuk do të rimëkëmbet plotësisht këtë vit, por do të mundohen ti......

Supermarkete publike me çmime të kontrolluara - Propozimi nga Spanja për të luftuar inflacionin e ushqimeve
Kundër kostos së larë të jetesës qeveria spanjolle duket se ka zgjedhur një recetë e cila daton në vitet '70. Ministrja e Mirëqenies, Ione Belarra, ka......