Europa Postuar më 8 Maj 2023, 11:36

Supermarkete publike me çmime të kontrolluara - Propozimi nga Spanja për të luftuar inflacionin e ushqimeve

Nga SCAN TV
Supermarkete publike me çmime të kontrolluara - Propozimi nga Spanja

Kundër kostos së larë të jetesës qeveria spanjolle duket se ka zgjedhur një recetë e cila daton në vitet '70. Ministrja e Mirëqenies, Ione Belarra, ka propozuar hapjen e një zinxhiri supermarketesh publike me çmime të kontrolluara për të luftuar inflacionin, i cili prek veçanërisht produktet ushqimore. Sipas të gjitha gjasave, dy elementë nuk janë të jashtëm për propozimin: Belarra është anëtare e Podemos, partisë populiste aleate me qeverinë e socialistëve të Pedro Sanchez; në Spanjë 2023 - shi është një vit elektoral, zgjedhjet administrative më 28 maj si dhe zgjedhje politike në vjeshtë. Dhe sondazhet nuk i japin Podemos një rezultat brilant.

Sipas saj, Spanjës i duhet një zinxhir publik supermarketesh i quajtur "Precios justos – çmime të drejta" që mban çmimet e ushqimeve të ulëta dhe lejon përballjen me oligopolin ushqimor". Objektivi i ministres së Podemos është në fakt grupi i shpërndarjes iberik ‘Mercadona’ i drejtuar nga Juan Roig, i identifikuar si përgjegjës për rritjen e çmimeve.

Gara e çmimeve në Spanjë duket më e ngadaltë se në pjesën tjetër të BE-së: në prill niveli ishte 4.1% kundrejt një mesatareje kontinentale prej 7%. Megjithatë, analistët llogarisin se kontributi më i madh në rritjen e çmimeve vjen nga sektori ushqimor me + 13.6%.

Propozimi për një zinxhir supermarketesh publike me çmime të kontrolluara nuk është një premtim i rradhës nga Podemos. lideri i lëvizjes e kishte formuluar në fillim të vitit dhe tani po ripropozohet si një shtyllë elektorale. Podemos ka të ngjarë të vuajë konkurrencën nga formacioni i sapolindur radikal i majtë Sumar: sondazhet japin një mbështetje deri në 14 - 15% nëse dy formacionet socialiste të krahut të majtë bashkohen.

Ndërsa për Juan Roig, sipërmarrësi i identifikuar si “monopolist”, ai është kreu i një grupi që ka një xhiro prej 19 miliardë eurosh dhe kontrollon 1400 pika shitje me markën “Mercadona” dhe 95 mijë punonjës. Në shkurt, një artikull në «El Mundo» e quajti atë «biznesmeni më me ndikim në Spanjë»; 89% e familjeve në vend kanë bërë të paktën një herë blerje në supermarketet e tij.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat