Europa Postuar më 8 Maj 2023, 10:32

Burimet e rinovueshme për uljen e çmimit të energjisë - Kancelari Scholz: Zgjidhje për reduktimin e kostove në industri

Nga SCAN TV
Burimet e rinovueshme për uljen e çmimit të energjisë -

Promovimi i prodhimit të energjisë së rinovueshme në vend të subvencionimit të saj është çelësi për uljen e çmimeve të energjisë elektrike për industrinë e uritur për energji të Gjermanisë. Deklarata u bë nga kancelari Olaf Scholz në kundërshtim të dukshëm ndaj propozimeve nga ministri i ekonomisë i qeverisë së tij.

Kompanitë industriale në Gjermani thonë se çmimet e energjisë elektrike janë shumë të larta në krahasim me vendet e tjera, duke e vënë industrinë e rëndë të Gjermanisë në një disavantazh strukturor ndaj qendrave të tjera prodhuese si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina.

Ministria e Ekonomisë e Gjermanisë, e udhëhequr nga Robert Habeck i të Gjelbërve, publikoi planin për një çmim të subvencionuar prej 6 cent për kilovat orë deri në vitin 2030. Por ministria e financave e qeverisë së koalicionit të Scholz u vendos me shpejtësi kundër planit të subvencionimit, duke thënë se nuk kishte buxhet për të.

Scholz u shpreh se aktualisht ka rajone ku prodhimi i energjisë elektrike është aq i lirë sa duhet, në mënyrë që operacionet industriale të mund të mbizotërojnë kundër konkurrencës globale pa pasur nevojë për subvencione. Në këtë mënyrë ai iu përgjigj pyetjes së gazetarëve për uljen e cmimeve të energjisë elektrike.

Për ta shtrirë këtë plan këtë në të gjithë Gjermaninë, Scholz tha se duhej të bënte gjithçka brenda kompetencave të saj për të rritur rrjetet e transmetimit të energjisë dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme. Ai u shpreh i bindur se në të ardhmen do të ketë çmime më të ulëta të energjisë elektrike se sot, pasi të jetë arritur qëllimi që energjia e rinovueshme të dominojë prodhimin e energjisë elektrike në Gjermani.

Ministria e Ekonomisë sqaroi se subvencioni i propozuar, i cili do të mbetet në fuqi deri në vitin 2030, do të kushtojë midis 25 miliardë deri në 30 miliardë euro me çmimet aktuale të tregut. Scholz në fillim shprehu skepticizëm për nismën, duke thënë se subvencionet afatgjata nuk janë të dobishme për ekonominë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 8 Maj

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht teksa në raport me javën që lamë pas është blerë këtë të hënë me 100.3 lekë dhe është shitur me 101.2 lekë duke......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat