Dollari e nis javën në rënie - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA

Dollari amerikan po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e javës së kaluar, për shkak se investitorët besojnë që Rezerva Federale mund të jetë drejt ciklit të rritje së interesave. Tregjet po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që do të publikohen ditën e mërkurë dhe huadhënien bankare.
Paundi britanik po tregtohet në mbi 1.26 dollarë, niveli më i lartë në 12 muajt e fundit, pasi Banka e Anglisë pritet të rrisë normën bazë të interesit me 25 pikë bazë, në takimin e së enjtes. Në anën tjetër, euro që ka fituar mbi 16% që vlerës që nga shatori i kaluar, po tregtohet në mbi 1.1 dollarë, por po dështon të thyejë nivelin e resiztencës, prej 1.11 dollarë. Javën e kaluar, Rezerva Federale dhe Banka Qendrore Europiane e rritën normën bazë të interesit edhe me 25 pikë bazë, por ofruan parashikime të ndryshme në lidhje me të ardhmen e politikave monetare.
Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në mbi 101, por javën e kaluar humbi rreth 0.4% të vlerës. Edhe tregu i kriptomonedhave e ka nisur këtë javë në rënie, me bitcoin që po tregtohet në rreth 28 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1860 dollarë.
SCAN
Sondazh

Bursat e nisin javën në qëndrueshmëri - Tregjet presin bankën e Anglisë dhe inflacionin në SHBA
Bursat europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pasi tregtarët po presin fitimet tremujore të korporatave dhe të dhënat mbi inflacionin......

Cilat vende europiane kanë më shumë makina elektrike?!
Makinat elektrike nuk janë përgjigja ndaj krizës klimatike por ato janë një pjesë e rëndësishme e tranzicionit të energjisë drejt emetimeve zero. Për fat të......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht teksa në raport me javën që lamë pas është blerë këtë të hënë me 100.3 lekë dhe është shitur me 101.2 lekë duke......

Biden nuk është ende gati për të thirrur Amendamentin e 14-të për të shmangur falimentimin e borxhit!
Presidenti Joe Biden tha se ai nuk ishte ende gati për të thirrur Amendamentin e 14-të për të shmangur dështimin e Shteteve të Bashkuara për borxhet e saj që......

Kriza bankare në SHBA, studimi: Afro 190 banka mund të shemben dhe falimentojnë së shpejti!
Me dështimin e tre bankave rajonale që nga marsi, dhe një tjetër në prag, a do të shohë së shpejti Amerika një kaskadë dështimesh bankash? Bloomberg......

Bitcoin mund të dyfishohet – Eksperti jep arsyen se si mund të shkaktohet rritja
Bitcoin është rritur më shumë se 74% për të filluar vitin 2023, por shenja më e njohur në botë sipas kapitalit të tregut mund të dyfishohet më shumë se vitin e......

Dhjetë gjigantë evropianë të energjisë themelojnë Aleancën Hidroenergjetike - Kanë një kapacitet të kombinuar prej 111 GW
Kriza energjetike e ka kthyer shikimin e investitorëve në hidrocentralet. Pavarësisht thatësirës së vazhdueshme në Evropë dhe kundërshtimit të fortë publik......

Kostoja e produkteve ushqimore në mbarë botën!
Ushqimi është një domosdoshmëri themelore e jetës. Është një nga gjërat e pakta të përbashkëta të gjithë njerëzimit. Thënë kështu, një udhëtim në Tesco në......