Ligji për shkëmbimin e të dhënave në BE - Sipas kompanive, dëmton konkurrencën dhe sigurinë kibernetike

Drejtorët ekzekutivë të disa kompanive kryesore europiane i kanë kërkuar Komisionit të tërheqë frenimin e planeve për të rregulluar përdorimin dhe aksesin e të dhënave të gjeneruara në bllok, duke argumentuar se ato mund të shkaktojnë dëme të qëndrueshme në konkurrencën dhe sigurinë kibernetike të bllokut.
Në një letër dërguar presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen dhe Komisioneres së Konkurrencës Margrethe Vestager, ata shkruan për "shqetësimet e tyre të thella" në lidhje me përmbajtjen dhe shpejtësinë e negociatave ndërinstitucionale mbi Aktin e të Dhënave, duke paralajmëruar se legjislacioni mund të rrezikojë lidershipin dhe inovacionin europian në formën e tij aktuale.
Akti Europian i të Dhënave u prezantua nga Komisioni në shkurt 2022 për të krijuar rregulla të harmonizuara për aksesin dhe përdorimin e drejtë të të dhënave në 27 vendet e bllokut. Ai synon të lejojë ndarjen më të lehtë të të dhënave midis bizneseve dhe konsumatorëve, mes bizneseve si dhe bizneseve dhe qeverive. Gjithashtu klientëve u mundësohet të kalojnë në mënyrë efektive midis ofruesve të ndryshëm të shërbimeve të përpunimit të të dhënave.
Komisioni tha në atë kohë se ligji do të krijonte një mjedis digjital të drejtë, do të stimulonte një treg konkurrues të të dhënave, do të hapte mundësi për inovacione të drejtuara nga të dhënat dhe do t'i bënte të dhënat më të aksesueshme për të gjithë.
Por pesë drejtorët ekzekutivë dhe DigitaLEurope, një organizatë tregtare që përfaqëson industritë e transformuara në mënyrë digjitale në të gjithë bllokun, thonë se negociatat e trepalëshe midis Komisionit, deputetëve dhe vendeve anëtare tani po ecin me "shpejtësi të madhe" dhe se ka "pak hapësirë për të diskutuar këto detaje komplekse në thellësi”.
Ata argumentojnë, se detyrimi për të shkëmbyer të dhëna me kompani të tjera jo vetëm që mund t'i shtyjë ata të zbulojnë detaje rreth sistemeve, proceseve ose teknologjive të tyre të brendshme që mund t'i lënë ata të prekshëm ndaj aktorëve keqdashës, por gjithashtu në këtë mënyrë përfitojnë konkurrentët, veçanërisht vendet e treta, operatorëve të të cilave mund të mos u duhet të respektojnë të njëjtat rregulla. "Kjo jo vetëm që minon konkurrencën dhe inovacionin e BE-së, por gjithashtu ngre pikëpyetje në lidhje me udhëheqjen teknologjike të BE," shkruajnë ata.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Nafta zgjeron fitimet e së premtes - Mbështetet nga zbehja e shqetësimeve për recesion në SHBA
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi shqetësimet për një recesion në SHBA janë zbehur disi. Megjithatë, javën e kaluar çmimet publikuan......

Dollari e nis javën në rënie - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA
Dollari amerikan po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e javës së kaluar, për shkak se investitorët besojnë që Rezerva Federale......

Bursat e nisin javën në qëndrueshmëri - Tregjet presin bankën e Anglisë dhe inflacionin në SHBA
Bursat europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pasi tregtarët po presin fitimet tremujore të korporatave dhe të dhënat mbi inflacionin......

Cilat vende europiane kanë më shumë makina elektrike?!
Makinat elektrike nuk janë përgjigja ndaj krizës klimatike por ato janë një pjesë e rëndësishme e tranzicionit të energjisë drejt emetimeve zero. Për fat të......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht teksa në raport me javën që lamë pas është blerë këtë të hënë me 100.3 lekë dhe është shitur me 101.2 lekë duke......

Biden nuk është ende gati për të thirrur Amendamentin e 14-të për të shmangur falimentimin e borxhit!
Presidenti Joe Biden tha se ai nuk ishte ende gati për të thirrur Amendamentin e 14-të për të shmangur dështimin e Shteteve të Bashkuara për borxhet e saj që......

Kriza bankare në SHBA, studimi: Afro 190 banka mund të shemben dhe falimentojnë së shpejti!
Me dështimin e tre bankave rajonale që nga marsi, dhe një tjetër në prag, a do të shohë së shpejti Amerika një kaskadë dështimesh bankash? Bloomberg......

Bitcoin mund të dyfishohet – Eksperti jep arsyen se si mund të shkaktohet rritja
Bitcoin është rritur më shumë se 74% për të filluar vitin 2023, por shenja më e njohur në botë sipas kapitalit të tregut mund të dyfishohet më shumë se vitin e......