Zero TVSH për ushqimin në Poloni - Qeveria vendos të zgjasë vendimin deri në 2024

Polonia mund të zgjasë normën zero të TVSH-së për produktet ushqimore deri në vitin 2024 nëse inflacioni vazhdon të qëndrojë i lartë. Deklarata u bë nga kryeministri i vendit Mateusz Morawiecki. Vendi uli taksat për një numër të madh prodhimesh që nga karburantet e deri tek lehrat, për të ndihmuar konsumatorët të përballen me inflacionin në rritje, por iu desh të kthehej sërish në taksa më të larta për benzinën këtë vit në përputhje me rregullat e Komisionit Europian.
Megjithatë, Brukseli ka lejuar që TVSH-ja për prodhimet ushqimore të mbahet në zero. Ndërsa inflacioni u ngadalësua në 14.7% në prill nga 16.1% në mars, sipas një vlerësimi të shpejtë nga zyra e statistikave, ai mbetet një çështje kyçe politike në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të këtij viti.
Në një deklaratë për mediat kreu i ekzekutivit u shpreh se nëse inflacioni nuk bie shumë ndjeshëm, nuk përjashtohet që në tremujorin e katërt të këtij viti të merret një vendim për të zgjatur këtë lehtësim edhe për vitin e ardhshëm.
Vendimi do të merret kur të dhënat e inflacionit për këtë vit dhe parashikimet për vitin 2024 të jenë të disponueshme, shtoi kryeministri, duke theksuar se masa kushton rreth 2.18 miliardë euro në vit në të ardhura buxhetore të humbura. Polonia regjistroi të dhëna zhgënjyese të shitjeve me pakicë dhe të prodhimit industrial në tremujorin e parë, sipas shifrave të publikuara muajin e kaluar.
Krahasuar me rënien e parashikuar prej 5.9%, shitjet me pakicë të Polonisë me çmime konstante ranë me 7.3% nga viti në vit në mars, ndërsa prodhimi industrial ra me 2.9% në vend të 1.9% të parashikuar. Gjithashtu, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit u ngadalësua në 10.1%, nën vlerën e vlerësuar prej 11%.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Burimet e rinovueshme për uljen e çmimit të energjisë - Kancelari Scholz: Zgjidhje për reduktimin e kostove në industri
Promovimi i prodhimit të energjisë së rinovueshme në vend të subvencionimit të saj është çelësi për uljen e çmimeve të energjisë elektrike për industrinë e......

Ligji për shkëmbimin e të dhënave në BE - Sipas kompanive, dëmton konkurrencën dhe sigurinë kibernetike
Drejtorët ekzekutivë të disa kompanive kryesore europiane i kanë kërkuar Komisionit të tërheqë frenimin e planeve për të rregulluar përdorimin dhe aksesin e të......

Nafta zgjeron fitimet e së premtes - Mbështetet nga zbehja e shqetësimeve për recesion në SHBA
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi shqetësimet për një recesion në SHBA janë zbehur disi. Megjithatë, javën e kaluar çmimet publikuan......

Dollari e nis javën në rënie - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA
Dollari amerikan po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e javës së kaluar, për shkak se investitorët besojnë që Rezerva Federale......

Bursat e nisin javën në qëndrueshmëri - Tregjet presin bankën e Anglisë dhe inflacionin në SHBA
Bursat europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pasi tregtarët po presin fitimet tremujore të korporatave dhe të dhënat mbi inflacionin......

Cilat vende europiane kanë më shumë makina elektrike?!
Makinat elektrike nuk janë përgjigja ndaj krizës klimatike por ato janë një pjesë e rëndësishme e tranzicionit të energjisë drejt emetimeve zero. Për fat të......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht teksa në raport me javën që lamë pas është blerë këtë të hënë me 100.3 lekë dhe është shitur me 101.2 lekë duke......

Biden nuk është ende gati për të thirrur Amendamentin e 14-të për të shmangur falimentimin e borxhit!
Presidenti Joe Biden tha se ai nuk ishte ende gati për të thirrur Amendamentin e 14-të për të shmangur dështimin e Shteteve të Bashkuara për borxhet e saj që......