Baret dhe restorantet rrezikojnë mbylljen - Mungesa e fuqisë punëtore do të sjellë dështim në bizneset turistike

Sezoni turistik për këtë vit ka nisur pozitivisht duke marrë në konsideratë dhe shifrat e tremujorit të parë. Ndonëse janë premtuese, nga ana tjetër mungesa e fuqisë punëtore po sjell degradim të bizneseve turistike. Por a do të përballemi me një situatë ku baret dhe restorantet nuk do të zhvillojnë aktivitetin e tyre për shkak të mungesës së punonjësve?
Ariol Greca, Ekspert Turizmi: “Patjetër që po. Duke qenë se mazhoranca e bizneseve shqiptare në fushën e turizmit konstatohen në biznese familjare, të ndërtuar mbi familjet e tyre, kanë zgjedhur që strukturat e hotelerisë, te akomodimit t’i mbajnë të hapur dhe mundohen të funksionojë vetëm akomodimi i tyre, duke i përballuar vetë dhe strukturat e ushqimit dhe pijeve t’i mbyllin. Pasi ka një mungesë shumë të madhe dhe të theksuar të fuqisë punëtore.”
Pavarësisht se sipërmarrësit shqiptarë po mundohen të sjellin fuqi punëtore nga vendet e huaja, por sipas Grecës kjo mbetet momentale dhe me kosto të mëdha.
“Në formatin si Shqipëria operon dhe se si ka operuar deri më sot, unë mendon se është diçka momentale. Nuk mundemi dot, nuk jemi akoma në fazën e përballimit të kostove. Po dalin me kosto shumë të larta dhe po bëhet një eksperiment dhe një mbijetesë nga sipërmarrësit shqiptarë, nga investitorët si e si të ecin përpara.”
Në sektorin e turizmit gjenerata e re nga viti në vit po tregon më pak interes duke sjellë e këto pasoja me të cilat po hasemi momentalisht. Sipas Grecës, ndikimi kryesor vjen si pasojë e punësimit online dhe fitimit të të ardhurave në një afat kohor më të shpejt.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

KESH s’tërhiqet nga blerja afatgjatë e energjisë - Avancon procedura, 5 subjekte kanë shprehur interes për kontrata importi 3 dhe 5-vjeçare
Paqëndrueshmëria e çmimeve në tregje dhe mundësitë e zhvillimit të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike nuk e kanë ndaluar Korporatën Elektroenergjetike......

Avokati i Popullit, institucioneve: Po shkelni të drejtat e pensionistëve - Raporti/Keqllogaritje e pensioneve, viteve të punës, e deri mosdhënia e dosjeve
Masa e ulët e përfitimit të pensionit të pleqërisë, mosnjohja e vjetërsisë në punë, mosdhënia e grupit të invaliditetit nga Komisionet përkatëse të Caktimit të......

Kostoja e një makine të përdorur është gati të rritet! - Ja pse
Ndalimi i shitjes së makinave me benzinë dhe naftë në vitin 2030 është tashmë vetëm 80 muaj larg. Pesë vjet pas kësaj, një ndalim i mëtejshëm i makinave......

'Nuk mund të përballojmë asgjë': Kriza e kostos së jetesës së Turqisë kërcënon rizgjedhjen e Erdogan!
Shumë mbështetës prej kohësh të presidentit aktual Tajip Erdogan, nuk do të votojë për të, të dielën e ardhshme, duke fajësuar politikat e tij ekonomike për......

Kina dhe SHBA shohin nevojën për të stabilizuar marrëdhëniet!
Ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang, tha të hënën se është e domosdoshme të stabilizohen marrëdhëniet kineze-amerikane, pasi një seri "fjalësh dhe veprash të......

Udhëtimi dhe turizmi nuk do të mund të rikuperojnë plotësisht këtë vit!
Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit thotë se sektori global i udhëtimit dhe turizmit nuk do të rimëkëmbet plotësisht këtë vit, por do të mundohen ti......

Supermarkete publike me çmime të kontrolluara - Propozimi nga Spanja për të luftuar inflacionin e ushqimeve
Kundër kostos së larë të jetesës qeveria spanjolle duket se ka zgjedhur një recetë e cila daton në vitet '70. Ministrja e Mirëqenies, Ione Belarra, ka......

Greqia rrit pagat dhe ul taksat për pronën - Kryeministri Mitsotakis premton subvencione për të rinjtë
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, prezantoi tre politika ekonomike që synojnë të rinjtë, nëpunësit civilë dhe pronarët që sigurojnë shtëpitë e tyre......