KESH s’tërhiqet nga blerja afatgjatë e energjisë - Avancon procedura, 5 subjekte kanë shprehur interes për kontrata importi 3 dhe 5-vjeçare

Paqëndrueshmëria e çmimeve në tregje dhe mundësitë e zhvillimit të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike nuk e kanë ndaluar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të vazhdojë procedurat për blerjen afatgjatë të energjisë.
Ky dikaster bëri me dije për TV SCAN se për thirrjen për shprehje interesi për kontratë 3 dhe 5-vjeçare të importit të energjisë kanë shprehur interes 5 subjekte, duke konfirmuar avancimin e garës së shpallur në mesin e muajit mars.
Këto kompani do të kalojnë fazën e parakualifikimit, ndërkohë që subjektet që do përmbushin kriteret do të duhet të paraqesin ofertat e tyre, mbi çmimet me të cilat do të hyjnë në garë për shitjen e energjisë. KESH nuk bëri publike emrat e subjeketev të interesuar, si dhe “kategorinë” e kontratës për të cilat synojnë të hyjnë në garë.
“Në përfundim të procesit do të bëhen publike të dhënat për pjesëmarrësit dhe rezultatin e arritur nga thirrje për shprehje interesi”, - tha KESH në një përgjigje me shkrim. Referuar afateve të publikura më herët, negocimi i kontratës dhe lëshimi i garancive do të mbyllet brenda datës 30 maj.
Sipas ekspertëve blerja afatgjatë e energjisë në një kohë kur çmimet janë të luhatshme mund të ketë pasoja negative për financat e korporatës, duke qenë se të paktën në raport me vitin që shkoi çmimet janë më të ulta dhe kjo tendencë në rënie mund të vijojë. Po ashtu, nuk kanë munguar kritikat për rolin që do të ketë bursa shqiptare e energjisë elektrike, duke qenë se blerja e një sasie të konsiderueshme energjie do të kryhet jashtë saj.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Avokati i Popullit, institucioneve: Po shkelni të drejtat e pensionistëve - Raporti/Keqllogaritje e pensioneve, viteve të punës, e deri mosdhënia e dosjeve
Masa e ulët e përfitimit të pensionit të pleqërisë, mosnjohja e vjetërsisë në punë, mosdhënia e grupit të invaliditetit nga Komisionet përkatëse të Caktimit të......

Kostoja e një makine të përdorur është gati të rritet! - Ja pse
Ndalimi i shitjes së makinave me benzinë dhe naftë në vitin 2030 është tashmë vetëm 80 muaj larg. Pesë vjet pas kësaj, një ndalim i mëtejshëm i makinave......

'Nuk mund të përballojmë asgjë': Kriza e kostos së jetesës së Turqisë kërcënon rizgjedhjen e Erdogan!
Shumë mbështetës prej kohësh të presidentit aktual Tajip Erdogan, nuk do të votojë për të, të dielën e ardhshme, duke fajësuar politikat e tij ekonomike për......

Kina dhe SHBA shohin nevojën për të stabilizuar marrëdhëniet!
Ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang, tha të hënën se është e domosdoshme të stabilizohen marrëdhëniet kineze-amerikane, pasi një seri "fjalësh dhe veprash të......

Udhëtimi dhe turizmi nuk do të mund të rikuperojnë plotësisht këtë vit!
Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit thotë se sektori global i udhëtimit dhe turizmit nuk do të rimëkëmbet plotësisht këtë vit, por do të mundohen ti......

Supermarkete publike me çmime të kontrolluara - Propozimi nga Spanja për të luftuar inflacionin e ushqimeve
Kundër kostos së larë të jetesës qeveria spanjolle duket se ka zgjedhur një recetë e cila daton në vitet '70. Ministrja e Mirëqenies, Ione Belarra, ka......

Greqia rrit pagat dhe ul taksat për pronën - Kryeministri Mitsotakis premton subvencione për të rinjtë
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, prezantoi tre politika ekonomike që synojnë të rinjtë, nëpunësit civilë dhe pronarët që sigurojnë shtëpitë e tyre......

Yellen paralajmëron për 'kaos ekonomik' nëse Kongresi nuk ngre tavanin e borxhit!
Sekretarja e Thesarit Janet Yellen tha të dielën se dështimi për të rritur tavanin e borxhit do të shkaktojë një "rënie të madhe ekonomike" në SHBA dhe ajo......