Biokarburantet, 10 vjet pa taksa - Kërkesa e hershme e grupeve të interesit, projektligji: Përjashtohen nga regjimi fiskal

Tregtimi i biokarburanteve do të përjashtohet nga regjimi fiskal për një periudhë 10-vjeçare”. Gjithçka përcaktohet në projektligjin “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport”, të nxjerrë për konsultim publik, që duket se ka reflektuar kërkesat e grupeve të interesit, gjatë diskutimeve të mëparashme, që gjithsesi nuk u finalizuan me miratimin e ligjit.
Ndërkaq, sipas draftit të ri, përjashtimi nga taksat parashikohet vetëm për sasinë e biokarburanteve të pastra, dhe jo për pjesën e nënprodukteve respektive të prodhuar nga përpunimi i naftës bruto. Sasia që përjashtohet nga taksa duhet të përmbushë kriteret e qëndrueshmërisë, që gjithashtu janë risi në draftin e prezantuar e që ndër të tjera parashikon reduktimin e emetimeve të gazeve serrë, nëpërmjet përdorimit të biokarburanteve dhe biolëngjeve, me të paktën 35%.
Drafti parashikon që sasia minimale vjetore në treg e biokarburanteve dhe e lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport, duhet të jetë jo më pak se 5 për qind e sasisë të konsumuar në sektorin e transportit në vitin 2024. Nga viti 2025 e në vazhdim, kjo sasi do të jetë jo më pak se 10%.
Përpjekjet për të miratuar një ligj të ri, që rregullon prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve kanë nisur që në vitin 2019, por asnjëherë nuk janë finalizuar me sukses, ndonëse draftet janë diskutuar në komisione parlamentare dhe kanë qenë gati për t’u dërguar në seancë plenare për miratim.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Agjencia e Trajtimit të Pronave rivlerëson 4 mijë vendime - Raporti, në Kuvend: Asnjë kompensim nën nivelin 10% të vlerës reale të tokës
Agjencia e Trajtimit të Pronave bën me dije se ka rishikuar mbi 4 mijë vendime kompensimi të pronarëve, të cilat kanë rritur ndjeshëm faturën që duhet të......

Baret dhe restorantet rrezikojnë mbylljen - Mungesa e fuqisë punëtore do të sjellë dështim në bizneset turistike
Sezoni turistik për këtë vit ka nisur pozitivisht duke marrë në konsideratë dhe shifrat e tremujorit të parë. Ndonëse janë premtuese, nga ana tjetër mungesa e......

KESH s’tërhiqet nga blerja afatgjatë e energjisë - Avancon procedura, 5 subjekte kanë shprehur interes për kontrata importi 3 dhe 5-vjeçare
Paqëndrueshmëria e çmimeve në tregje dhe mundësitë e zhvillimit të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike nuk e kanë ndaluar Korporatën Elektroenergjetike......

Avokati i Popullit, institucioneve: Po shkelni të drejtat e pensionistëve - Raporti/Keqllogaritje e pensioneve, viteve të punës, e deri mosdhënia e dosjeve
Masa e ulët e përfitimit të pensionit të pleqërisë, mosnjohja e vjetërsisë në punë, mosdhënia e grupit të invaliditetit nga Komisionet përkatëse të Caktimit të......

Kostoja e një makine të përdorur është gati të rritet! - Ja pse
Ndalimi i shitjes së makinave me benzinë dhe naftë në vitin 2030 është tashmë vetëm 80 muaj larg. Pesë vjet pas kësaj, një ndalim i mëtejshëm i makinave......

'Nuk mund të përballojmë asgjë': Kriza e kostos së jetesës së Turqisë kërcënon rizgjedhjen e Erdogan!
Shumë mbështetës prej kohësh të presidentit aktual Tajip Erdogan, nuk do të votojë për të, të dielën e ardhshme, duke fajësuar politikat e tij ekonomike për......

Kina dhe SHBA shohin nevojën për të stabilizuar marrëdhëniet!
Ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang, tha të hënën se është e domosdoshme të stabilizohen marrëdhëniet kineze-amerikane, pasi një seri "fjalësh dhe veprash të......

Udhëtimi dhe turizmi nuk do të mund të rikuperojnë plotësisht këtë vit!
Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit thotë se sektori global i udhëtimit dhe turizmit nuk do të rimëkëmbet plotësisht këtë vit, por do të mundohen ti......