“Gjenerata Z” objektiv i mashtrimeve online - Informacionet e vjedhura të kartave të kreditit shiten për disa qindra euro

Në një kohë që 76 milionë detaje të kartave të kreditit janë vënë aktualisht në shitje në “rrjetin e errët”, mashtruesit po synojnë konsumatorët më të rinj në mediat sociale.
Kjo bëhet e mundur me anë të një shakaje, me të cilën përdoruesit telefonojnë miqtë e tyre duke përdorur një zë automatik të telefonit për t'u thënë se një shumë parash do të hidhet në llogarinë e tyre. Një fenomen që po fiton gjithnjë e më shumë terren në TikTok. Studiuesit e Kaspersky zbuluan një rritje të numrit të e - maileve me këtë objektiv - pothuajse 100 mijë në total.
Kategoria më e prekur ndaj këtyre sulmeve është ajo që njihet si "Gjenerata Z” e cila është rritur me një telefon ose një iPad në duar. Këta të rinj ndihen më mirë kur blejnë gjëra në internet dhe u besojnë transaksioneve on line.
Sipas hulumtimit të Kaspersky, 39% e të anketuarve të ‘Gjeneratës Z’ kanë rënë viktimë e mashtrimeve të ‘phishing’. I njëjti hulumtim nxjerr në pah një element veçanërisht shqetësues: besimin e tepërt që fëmijët e këtij brezi kanë për sigurinë e blerjeve online.
Shumat e humbura nga të rinjtë janë shumë më të vogla se ato të humbura nga të moshuarit, të cilët kanë më shumë gjasa të bien viktimë e mashtrimeve telefonike nga persona që imitojnë të afërmit ose teknikët mbështetës. Humbja mesatare nga mashtrimet në internet për njerëzit e moshës 18 deri në 59 vjeç ishte 500 dollarë në 2021, ndërsa për njerëzit e moshës 80 vjeç e lart, ishte 1500 dollarë.
Në "Dark Web" informacioni i vjedhur i kartës së kreditit shitet nga 0.40 bitcoin rreth 300 euro në 2.4 bitcoin rreth 2000 euro) Çmimi ndryshon në varësi të ditëve që përdoruesi mund t'i përdorë ato dhe kufirit të lejuar të kreditit të secilës kartë.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Bursat europiane, me ndryshime të vogla - Tregjet presin inflacionin në SHBA dhe fitimet e korporatave
Bursat europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, ndërsa tregjet financiare në Mbretërinë e Bashkuar u rihapën pas një feste publike të......

Nafta i jep fund fitimeve 2-ditore - Investitorët presin inflacionin në SHBA, që publikohet të mërkurën
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, duke i dhënë fund dy ditëve me radhë në rritje të konsiderueshme. Tregu mbeti i kujdesshëm, përpara publikimit......

Kreditimi në SHBA mbështet dollarin - Investitorët presin takimin e Bankës së Anglisë të enjten
Dollari u rrit të martën pasi një sondazh mbi huatë tregoi se kushtet e kredisë në SHBA ishin më pak të zymta se sa pritej, ndërsa paundi po flirton me nivelin......

Kursi i këmbimit/ Rikuperojnë valutat kryesore!
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë në raport me ditën e djeshme pasi ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës teksa është blerë këtë mëngjes me 100.6 lekë......

Kërkimi shkencor, Shqipëria në fund të Europës - Jemi ndër vendet me më pak punime. Ekonomia na rendit më mirë se shkencat e tjera
Shqipëria është renditur në vend të 112-të në nivel global midis 233 vendeve sipas raportit Scimago Journal (SJR), me 1,023 kërkime shkencore ndërkombëtare dhe......

Biokarburantet, 10 vjet pa taksa - Kërkesa e hershme e grupeve të interesit, projektligji: Përjashtohen nga regjimi fiskal
Tregtimi i biokarburanteve do të përjashtohet nga regjimi fiskal për një periudhë 10-vjeçare”. Gjithçka përcaktohet në projektligjin “Për prodhimin,......

Agjencia e Trajtimit të Pronave rivlerëson 4 mijë vendime - Raporti, në Kuvend: Asnjë kompensim nën nivelin 10% të vlerës reale të tokës
Agjencia e Trajtimit të Pronave bën me dije se ka rishikuar mbi 4 mijë vendime kompensimi të pronarëve, të cilat kanë rritur ndjeshëm faturën që duhet të......

Baret dhe restorantet rrezikojnë mbylljen - Mungesa e fuqisë punëtore do të sjellë dështim në bizneset turistike
Sezoni turistik për këtë vit ka nisur pozitivisht duke marrë në konsideratë dhe shifrat e tremujorit të parë. Ndonëse janë premtuese, nga ana tjetër mungesa e......