Nafta i jep fund fitimeve 2-ditore - Investitorët presin inflacionin në SHBA, që publikohet të mërkurën

Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, duke i dhënë fund dy ditëve me radhë në rritje të konsiderueshme. Tregu mbeti i kujdesshëm, përpara publikimit të të dhënave mbi inflacionin në SHBA për muajin prill, i cili do të jetë kyç për vendimin e ardhshëm të Rezervës Federale mbi normat e interesit.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në mbi 76 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 73 dollarë për fuçi. Të dyja kontratat u rritën me më shumë se 2% në sesionin e kaluar.
Rezerva Federale rriti normat e interesit javën e kaluar, në atë që mund të jetë rritja e fundit e ciklit të saj shtrëngues. Banka Qendrore hoqi edhe udhëzimet për rritje të tjera në të ardhmen, pasi presioni inflacionist po lehtësohej.
Në fokus të tregjeve do të jetë edhe takimi i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatëve të tjerë, që së bashku njihen si OPEC+, që zhvillohet më 4 qershor. Gjithashtu, çmimet gjetën edhe një mbështetje nga vendimi i provincës kanadeze të Albertas, e cila shpalli një gjendje të jashtëzakonshme gjatë fundjavës, në përgjigje të zjarreve që kanë zhvendosur rreth 30,000 njerëz dhe kanë bërë që prodhuesit e naftës të mbyllin të paktën 280,000 fuçi naftë në ditë, apo më shumë se 3% të prodhimit të Kanadasë.
SCAN
Sondazh

Kreditimi në SHBA mbështet dollarin - Investitorët presin takimin e Bankës së Anglisë të enjten
Dollari u rrit të martën pasi një sondazh mbi huatë tregoi se kushtet e kredisë në SHBA ishin më pak të zymta se sa pritej, ndërsa paundi po flirton me nivelin......

Kursi i këmbimit/ Rikuperojnë valutat kryesore!
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë në raport me ditën e djeshme pasi ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës teksa është blerë këtë mëngjes me 100.6 lekë......

Kërkimi shkencor, Shqipëria në fund të Europës - Jemi ndër vendet me më pak punime. Ekonomia na rendit më mirë se shkencat e tjera
Shqipëria është renditur në vend të 112-të në nivel global midis 233 vendeve sipas raportit Scimago Journal (SJR), me 1,023 kërkime shkencore ndërkombëtare dhe......

Biokarburantet, 10 vjet pa taksa - Kërkesa e hershme e grupeve të interesit, projektligji: Përjashtohen nga regjimi fiskal
Tregtimi i biokarburanteve do të përjashtohet nga regjimi fiskal për një periudhë 10-vjeçare”. Gjithçka përcaktohet në projektligjin “Për prodhimin,......

Agjencia e Trajtimit të Pronave rivlerëson 4 mijë vendime - Raporti, në Kuvend: Asnjë kompensim nën nivelin 10% të vlerës reale të tokës
Agjencia e Trajtimit të Pronave bën me dije se ka rishikuar mbi 4 mijë vendime kompensimi të pronarëve, të cilat kanë rritur ndjeshëm faturën që duhet të......

Baret dhe restorantet rrezikojnë mbylljen - Mungesa e fuqisë punëtore do të sjellë dështim në bizneset turistike
Sezoni turistik për këtë vit ka nisur pozitivisht duke marrë në konsideratë dhe shifrat e tremujorit të parë. Ndonëse janë premtuese, nga ana tjetër mungesa e......

KESH s’tërhiqet nga blerja afatgjatë e energjisë - Avancon procedura, 5 subjekte kanë shprehur interes për kontrata importi 3 dhe 5-vjeçare
Paqëndrueshmëria e çmimeve në tregje dhe mundësitë e zhvillimit të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike nuk e kanë ndaluar Korporatën Elektroenergjetike......

Avokati i Popullit, institucioneve: Po shkelni të drejtat e pensionistëve - Raporti/Keqllogaritje e pensioneve, viteve të punës, e deri mosdhënia e dosjeve
Masa e ulët e përfitimit të pensionit të pleqërisë, mosnjohja e vjetërsisë në punë, mosdhënia e grupit të invaliditetit nga Komisionet përkatëse të Caktimit të......