Ku në Europë është më mirë të jesh një nënë në karrierë?

Tavani prej xhami shihet shpesh si pikë referimi për pabarazinë gjinore në tregun e punës. Ekonomistja Pauline Grosjean, në librin e saj Patriarcapitalisme (Seuil, 2021) ka treguar se vitet 1980 u shënuan nga një progres i jashtëzakonshëm ekonomik për gratë. Në fund të asaj dekade, ato ishin bërë mesatarisht më të arsimuar se burrat dhe kishin hyrë në profesione nga të cilat më parë ishin përjashtuar.
Por mbetet një ‘tavan xhami’ - një pengesë e padukshme që i pengon gratë të ngrihen në majë - veçanërisht në profesionet më prestigjioze dhe shumë të paguara. Grosjean argumentoi se është struktura e kulturës gjinore që ndërvepron me strukturat ekonomike ekzistuese më parë që bën që pabarazitë të vazhdojnë.
Hendeku gjinor në vendin e punës zgjerohet edhe më shumë kur një grua bëhet nënë. Hulumtimi i sociologëve sugjeron se gratë që kalojnë në një punë me kohë të pjesshme përfundojnë duke humbur më shumë në terma pagash sesa ato që shkojnë për leje prindërore afatshkurtër nga një punë me kohë të plotë.
Politika e vendeve të BE-së për të mbështetur nënat që punojnë ndryshon shumë nga vendi në vend. Në Mbretërinë e Bashkuar, pushimi i lehonisë zgjat një vit, megjithëse nuk paguhet plotësisht. Dhe në disa vende të tjera, pushimi fillimisht paguhet plotësisht dhe më pas zvogëlohen pagesat. Javët e fundit mund të mos paguhen fare. Kjo i inkurajon gratë të bëjnë pushime më të shkurtra, por në të njëjtën kohë u jep atyre mundësinë për të marrë më të gjata nëse burimet lejojnë.
Pra, disa vende në Europë me nivele më të larta të lindjeve - si Franca - kanë një politikë mjaft të mirë. Por në vendet me shkallë shumë të ulët të lindshmërisë, si Italia, një mbështetje e tillë bujare nuk është e disponueshme. Dhe në vendet skandinave me një lindje relativisht të lartë, ekziston gjithashtu një politikë shumë e mirë për të mbështetur amësinë.
Shumë vende europiane kanë probleme demografike. Do të ishte logjike të supozohej se vende të tilla po ndjekin një politikë më të mirë të mbështetjes së lindjes.
Pandemia dhe bllokimi kanë sjellë me vete rritjen e përdorimit të punës në internet nga shtëpia dhe kjo ka ngjallur shumë diskutime nëse kjo mund të ndihmojë në krijimin e një mjedisi më të mirë për nënat që punojnë. Por duhet më shumë punë, veçanërisht kur bëhet fjalë për qëndrime të rrënjosura.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Gjermania i trembet recesionit - Shkak, rënia e prodhimit industrial në vend
Prodhimi industrial gjerman ra më shumë se sa pritej në muajin mars, pjesërisht për shkak të performancës së dobët të sektorit të automjeteve, duke nxitur......

Biden, në mbrojtje të pasagjerëve të linjave ajrore - Dëmshpërblim në para’ për çdo vonesë, apo anulim fluturimi
Presidenti amerikan Joe Biden tha se administrata e tij po përgatit rregulla të reja që synojnë t'u kërkojnë kompanive ajrore të kompensojnë pasagjerët për......

“Kriminelët mund të shfrytëzojnë ChatGPT” - Europol shpreh shqetësimet për informacionet e shumta në internet
Europol është i shqetësuar se kriminelët mund të shfrytëzojnë fuqitë e ChatGPT, pasi aplikacioni me rritjen më të shpejtë të të gjitha kohërave, u ka dhënë......

Tregtia me pakicë në Europë, nën presion - Dyqaneve të mëdha po u kërkohet të paguajnë një faturë të shtrenjtë
Dyqaneve të mëdha në rrugët tregtare të qyteteve europiane po u kërkohet të paguajnë një faturë të shtrenjtë për të përballuar krizën e kostove më të larta të......

CEO i Google, 226 milionë dollarë fitim vjetor - Kompania vijon të reduktojë stafin dhe shpenzimet
Gjigandi i teknologjisë Google po shpërblen shefin e tij ekzekutiv, Sadar Pichai, me një pagë të lartë, në një kohë që vijon me reduktimet e vendeve të punës......

“Gjenerata Z” objektiv i mashtrimeve online - Informacionet e vjedhura të kartave të kreditit shiten për disa qindra euro
Në një kohë që 76 milionë detaje të kartave të kreditit janë vënë aktualisht në shitje në “rrjetin e errët”, mashtruesit po synojnë konsumatorët më të rinj në......

Bursat europiane, me ndryshime të vogla - Tregjet presin inflacionin në SHBA dhe fitimet e korporatave
Bursat europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, ndërsa tregjet financiare në Mbretërinë e Bashkuar u rihapën pas një feste publike të......

Nafta i jep fund fitimeve 2-ditore - Investitorët presin inflacionin në SHBA, që publikohet të mërkurën
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, duke i dhënë fund dy ditëve me radhë në rritje të konsiderueshme. Tregu mbeti i kujdesshëm, përpara publikimit......