Cilat janë 11 shtetet që blejnë peshk nga Shqipëria? - Eksportohen 5.6 milionë euro produkte vetëm në muajin Mars

Sektori i peshkimit është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, reflektuar kjo në sasinë e eksportuar jashtë vendit. Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT për muajin Mars dhe të analizuara nga SCAN TV, rezulton se është eksportuar një sasi produktesh deti prej 858 ton, me një vlerë e cila arrin në 5.6 milionë euro, vetëm në një muaj. Por cila është harta e shteteve ku shkon ky produkt? Si në sasi ashtu edhe në vlerë, Italia dhe Serbia janë dy shtetet kryesore qe furnizohen nga vendi ynë me peshk dhe produkte të tjera deti, ndjekur nga Maroku, Kosova, Kroacia dhe Spanja.
Ndërkohë, në sasi më të vogël eksportohet edhe në Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Poloni, Tailandë, Greqi. Sektorit të peshkimit vitet e fundit i janë krijuar një sërë lehtësish fiskale, si heqja e akcizës për karburantin, heqja e taksës së karbonit, zero TVSH për rrjetat, anijet, pajisjet elektronike, zero TVSH frigoriferëve, motorëve të anijeve të peshkimit si dhe kanë qenë në fokus të mbështetjes përmes skemave kombëtare, kryesisht sa i takon rinovimit të flotës detare.
Shqipëria eksporton çdo vit rreth 2,000 ton peshk të freskët të akuakulturës (veçanërisht levrek dhe krapi) në Bashkimin Europian, ndërsa një pjesë të konsiderueshme zë produkti i përpunuar, ku është dhënë një mbështetje e konsiderueshme nga programi IPARD për modernizimin e fabrikave të përpunimit për eksport. Nga ana tjetër, në muajin Mars, importi i peshkut dhe produkteve të detit regjistrohet në vlerën e 8.5 milionë eurove dhe janë blerë nga jashtë kufijve të Shqipërisë rreth 1890 ton.
Eksporti i peshkut, Mars 2023
Në sasi 858 ton
Në vlerë 5.6 milionë euro
Harta e shteteve ku eksportojmë
Itali
Serbi
Marok
Kosovë
Kroaci
Spanjë
Mali i Zi
Poloni
Maqedonia e Veriut
Tailandë
Greqi
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Zhvlerësimi i Euros, “topi” në derën e Financave - Eksportuesit: Presim zgjidhje për lehtësimin e situatës
Pavarësisht se qeveria dhe Banka e Shqipërisë kanë hequr nga vetja përgjegjësinë për të iniciuar ndërhyrje konkrete ndaj normalizimit të kursit të këmbimit,......

Mbi 6.200 shqiptarë të punësuar online - Shqipëria e dyta për numrin më të lartë si “freelancer”
Në Shqipëri por edhe në mbarë botën punësimi online nisi të dilte në pah më tepër gjatë pandemisë. Kështu në bazë të dhënat në platforma të ndryshme të......

1.87 milion euro për trajnimin e kontrollorëve të trafikut ajror - Albcontrol hap tenderin, kurs për 30 kandidatë
Mbi 1.87 mln euro, pa TVSH parashikohet të kushtojë kursi për formimin profesional të 30 kontrollorëve të trafikut ajror. Albcontrol ka hapur tenderin mbi......

Cilat janë 20 markat e luksit më të njohura në botë?!
Një markë luksoze është një produkt ose shërbim ekskluziv, me cilësi të lartë dhe prestigjioz. Në mënyrë tipike, markat luksoze ofrojnë produkte ose shërbime......

115 prodhuesit më të mëdhenj të mjaltit natyror në botë – Shqipëria në listë!
Prodhimi i mjaltit është një pjesë e madhe e bujqësisë në shumë vende të botës. Klima e çdo zone, bimët dhe praktikat e bletarisë ndikojnë në shijen dhe......

Programi “EU4Schools” - 40 objekte arsimore të përfunduara deri tani / Synohet rindërtimi i rreth 60 shkollave
Në Ditën e Evropës, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Shqipëri falëndëron Bashkimin Evropian për partneritetin afatgjatë në avancimin e......

Liria e biznesit – Ku qëndron Shqipëria në listën me 182 vende të botës?!
Liria e biznesit është një gjendje ku njerëzit dhe bizneset mund të bëjnë biznes pa kufizime, rregulla ose ndërhyrje të panevojshme nga qeveria ose forca të......

Ku janë vendet e punës: Këto janë industritë që po punësojnë dhe po shkurtojnë staf!
Të gjitha shenjat tregonin për një treg pune të ftohtë. Në vend të kësaj, raporti i fundit i vendeve të punës tregoi se shkalla e papunësisë ra në 3.4% në......