1.87 milion euro për trajnimin e kontrollorëve të trafikut ajror - Albcontrol hap tenderin, kurs për 30 kandidatë

Mbi 1.87 mln euro, pa TVSH parashikohet të kushtojë kursi për formimin profesional të 30 kontrollorëve të trafikut ajror. Albcontrol ka hapur tenderin mbi kufirin e lartë monetar, ndërkohë që kompanitë e interesuara kanë 1 muaj afat për dorëzimin e ofertave.
Referuar dokumenteve të tenderit, pjesëmarrësit në trajnim janë kandidatë që nuk kanë njohuri sa i përket aviacionit. Ata janë selektuar nga Testi i Parë Evropian i Përzgjedhjes së Kontrollorit të Trafikut Ajror (FEAST), që është një grup testesh që ndihmon Ofruesit e Shërbimeve të Navigimit Ajror për të identifikuar kandidatët më të përshtatshëm për punën e një kontrollori të trafikut ajror. Formimi i këtyre profesionistëve mori një rëndësi të veçantë rreth 2 vjet më parë, kur kontrollorët e trafikut ajtor të Albcontrol firmosën deklaratën e paaftësisë së përkohshme për shkak të stresit të vazhdueshëm, si pasojë e uljes së pagave të tyre prej datës 24 prill 2020.
Kjo solli bllokimin e fluturimeve nga aeroporti “Nënë Tereza”, pasi tregu shqiptar nuk kishte profesionistë për zëvendësimin e tyre. Kjo situatë nxorri në pah edhe mungesën e tyre për funksionimin e aeroportit të Kukësit, që gjithsesi nuk kryen fluturime përgjatë gjithë vitit. Ndërkaq, hapja e tenderit për kursin e 30 kontrollorëve të rinj vjen në një kohë kur një tjetër aeroport po ndërtohet në Vlorë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Cilat janë 20 markat e luksit më të njohura në botë?!
Një markë luksoze është një produkt ose shërbim ekskluziv, me cilësi të lartë dhe prestigjioz. Në mënyrë tipike, markat luksoze ofrojnë produkte ose shërbime......

115 prodhuesit më të mëdhenj të mjaltit natyror në botë – Shqipëria në listë!
Prodhimi i mjaltit është një pjesë e madhe e bujqësisë në shumë vende të botës. Klima e çdo zone, bimët dhe praktikat e bletarisë ndikojnë në shijen dhe......

Programi “EU4Schools” - 40 objekte arsimore të përfunduara deri tani / Synohet rindërtimi i rreth 60 shkollave
Në Ditën e Evropës, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Shqipëri falëndëron Bashkimin Evropian për partneritetin afatgjatë në avancimin e......

Liria e biznesit – Ku qëndron Shqipëria në listën me 182 vende të botës?!
Liria e biznesit është një gjendje ku njerëzit dhe bizneset mund të bëjnë biznes pa kufizime, rregulla ose ndërhyrje të panevojshme nga qeveria ose forca të......

Ku janë vendet e punës: Këto janë industritë që po punësojnë dhe po shkurtojnë staf!
Të gjitha shenjat tregonin për një treg pune të ftohtë. Në vend të kësaj, raporti i fundit i vendeve të punës tregoi se shkalla e papunësisë ra në 3.4% në......

Ku në Europë është më mirë të jesh një nënë në karrierë?
Tavani prej xhami shihet shpesh si pikë referimi për pabarazinë gjinore në tregun e punës. Ekonomistja Pauline Grosjean, në librin e saj Patriarcapitalisme......

Gjermania i trembet recesionit - Shkak, rënia e prodhimit industrial në vend
Prodhimi industrial gjerman ra më shumë se sa pritej në muajin mars, pjesërisht për shkak të performancës së dobët të sektorit të automjeteve, duke nxitur......

Biden, në mbrojtje të pasagjerëve të linjave ajrore - Dëmshpërblim në para’ për çdo vonesë, apo anulim fluturimi
Presidenti amerikan Joe Biden tha se administrata e tij po përgatit rregulla të reja që synojnë t'u kërkojnë kompanive ajrore të kompensojnë pasagjerët për......