Zhvlerësimi i Euros, “topi” në derën e Financave - Eksportuesit: Presim zgjidhje për lehtësimin e situatës

Pavarësisht se qeveria dhe Banka e Shqipërisë kanë hequr nga vetja përgjegjësinë për të iniciuar ndërhyrje konkrete ndaj normalizimit të kursit të këmbimit, eksportuesit vijojnë të këmbëngulin se kjo situatë duhet trajtuar me seriozitet dhe duhen marrë masa lehtësuese.
Përfaqësues të Shoqatës tonë Proeksport Albania së bashku me Përfaqësues të Shoqatave të tjera Eksportuese dhe Shërbimeve zhvilluan një takim me grupin teknik të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave kryesuar nga Guvernatori Gent Sejko dhe Ministrja Delina Ibrahimaj ku shprehën shqetësimin për zhvlerësimin e euros dhe humbjet që ka sjellë për një kategori të bizneseve shqiptare.
Eksportuesit bëjnë me dije se pas takimit, u vendos bashkarisht: Krijimi i një grupi pune me përfaqësues të shoqatave eksportuese, teknik të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave si dhe Përfaqësues të Bankave të nivelit të Dytë; Vazhdimin e takimeve pranë Ministrisë së Financave s me Ministren Delina Ibrahimaj dhe stafin e saj teknik për të gjetur zgjidhjet e bërë të mundur lehtësimin e situatës ku ndodhen eksportuesit “Made in Albania” dhe turizmi shqiptar.
Por ndërsa eksportuesit presin zgjidhjet, Ministrja Ibrahimaj është shprehur disa herë se qeveria nuk ka akses që të ndërhyjë pasi Shqipëria ndjek një regjim të lirë të kursit të këmbimit. Nga ana tjetër deri më tani nuk është marrë asnjë masë alternative për të lehtësuar apo kompensuar eksportuesit.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Mbi 6.200 shqiptarë të punësuar online - Shqipëria e dyta për numrin më të lartë si “freelancer”
Në Shqipëri por edhe në mbarë botën punësimi online nisi të dilte në pah më tepër gjatë pandemisë. Kështu në bazë të dhënat në platforma të ndryshme të......

1.87 milion euro për trajnimin e kontrollorëve të trafikut ajror - Albcontrol hap tenderin, kurs për 30 kandidatë
Mbi 1.87 mln euro, pa TVSH parashikohet të kushtojë kursi për formimin profesional të 30 kontrollorëve të trafikut ajror. Albcontrol ka hapur tenderin mbi......

Cilat janë 20 markat e luksit më të njohura në botë?!
Një markë luksoze është një produkt ose shërbim ekskluziv, me cilësi të lartë dhe prestigjioz. Në mënyrë tipike, markat luksoze ofrojnë produkte ose shërbime......

115 prodhuesit më të mëdhenj të mjaltit natyror në botë – Shqipëria në listë!
Prodhimi i mjaltit është një pjesë e madhe e bujqësisë në shumë vende të botës. Klima e çdo zone, bimët dhe praktikat e bletarisë ndikojnë në shijen dhe......

Programi “EU4Schools” - 40 objekte arsimore të përfunduara deri tani / Synohet rindërtimi i rreth 60 shkollave
Në Ditën e Evropës, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Shqipëri falëndëron Bashkimin Evropian për partneritetin afatgjatë në avancimin e......

Liria e biznesit – Ku qëndron Shqipëria në listën me 182 vende të botës?!
Liria e biznesit është një gjendje ku njerëzit dhe bizneset mund të bëjnë biznes pa kufizime, rregulla ose ndërhyrje të panevojshme nga qeveria ose forca të......

Ku janë vendet e punës: Këto janë industritë që po punësojnë dhe po shkurtojnë staf!
Të gjitha shenjat tregonin për një treg pune të ftohtë. Në vend të kësaj, raporti i fundit i vendeve të punës tregoi se shkalla e papunësisë ra në 3.4% në......

Ku në Europë është më mirë të jesh një nënë në karrierë?
Tavani prej xhami shihet shpesh si pikë referimi për pabarazinë gjinore në tregun e punës. Ekonomistja Pauline Grosjean, në librin e saj Patriarcapitalisme......