Mbi 6.200 shqiptarë të punësuar online - Shqipëria e dyta për numrin më të lartë si “freelancer”

Në Shqipëri por edhe në mbarë botën punësimi online nisi të dilte në pah më tepër gjatë pandemisë. Kështu në bazë të dhënat në platforma të ndryshme të punësimit online, 6,221 shqiptarë janë të punësuar online duke bërë që Shqipëria të renditet në vendin e dytë në rajon.
Në të dhënat e raportit rajonal “Gigmetar”, thuhet se Maqedonia e Veriut mban vendin e parë për numrin punonjësve online në raport me popullsinë duke regjistruar në 331 punonjës, e vijuar me Shqipërinë me 222.2 të punësuar për 100.000 banorë.
Ndërkohë Mali i Zi me 208.3 punonjës, Serbia me 207.7, Bosnja me 143.1, Kroacia me 97.8 ndërsa Bullgaria dhe Rumania me 80,1 dhe 58.5 punonjës përkatësisht.
Sipas të dhënave por edhe ekspertë të punësimit online kanë theksuar se punësimi online në Shqipëri ka gjeneruar në fund të 2021 por më së shumti pëegjatë 2022.
Pavarësisht se shihet si një nga profesionet që gjenerojnë më shumë të ardhura aktualisht dhe në një mënyrë shumë të shpejtë, në vendin tonë ende nuk ka matje të sakta nga instancat përkatëse për ta formalizuar si një sektor të ekonomisë.
E për rrjedhojë punësimi informal në këto platforma online po shkakton e do të vijoj të prodhojë evazion fiskal. Kryesisht disa nga platformat online janë Upwork, Fiver, Guru etj.
Diamila Leka / SCAN
Sondazh

1.87 milion euro për trajnimin e kontrollorëve të trafikut ajror - Albcontrol hap tenderin, kurs për 30 kandidatë
Mbi 1.87 mln euro, pa TVSH parashikohet të kushtojë kursi për formimin profesional të 30 kontrollorëve të trafikut ajror. Albcontrol ka hapur tenderin mbi......

Cilat janë 20 markat e luksit më të njohura në botë?!
Një markë luksoze është një produkt ose shërbim ekskluziv, me cilësi të lartë dhe prestigjioz. Në mënyrë tipike, markat luksoze ofrojnë produkte ose shërbime......

115 prodhuesit më të mëdhenj të mjaltit natyror në botë – Shqipëria në listë!
Prodhimi i mjaltit është një pjesë e madhe e bujqësisë në shumë vende të botës. Klima e çdo zone, bimët dhe praktikat e bletarisë ndikojnë në shijen dhe......

Programi “EU4Schools” - 40 objekte arsimore të përfunduara deri tani / Synohet rindërtimi i rreth 60 shkollave
Në Ditën e Evropës, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Shqipëri falëndëron Bashkimin Evropian për partneritetin afatgjatë në avancimin e......

Liria e biznesit – Ku qëndron Shqipëria në listën me 182 vende të botës?!
Liria e biznesit është një gjendje ku njerëzit dhe bizneset mund të bëjnë biznes pa kufizime, rregulla ose ndërhyrje të panevojshme nga qeveria ose forca të......

Ku janë vendet e punës: Këto janë industritë që po punësojnë dhe po shkurtojnë staf!
Të gjitha shenjat tregonin për një treg pune të ftohtë. Në vend të kësaj, raporti i fundit i vendeve të punës tregoi se shkalla e papunësisë ra në 3.4% në......

Ku në Europë është më mirë të jesh një nënë në karrierë?
Tavani prej xhami shihet shpesh si pikë referimi për pabarazinë gjinore në tregun e punës. Ekonomistja Pauline Grosjean, në librin e saj Patriarcapitalisme......

Gjermania i trembet recesionit - Shkak, rënia e prodhimit industrial në vend
Prodhimi industrial gjerman ra më shumë se sa pritej në muajin mars, pjesërisht për shkak të performancës së dobët të sektorit të automjeteve, duke nxitur......