Bota Postuar më 10 Maj 2023, 10:00

Dollari i rikthehet humbjeve - Biden dhe Kongresi dështojnë të arrijnë marrëveshje mbi tavanin e borxhit

Nga SCAN TV
Dollari i rikthehet humbjeve - Biden dhe Kongresi dështojnë të

Dollari është dobësuar lehtë në sesionin e sotëm, pasi presidenti amerikan, Joe Biden dhe ligjvënësit kryesorë dështuan të arrinin një marrëveshje mbi rritjen e tavanit të borxhit. Gjithashtu, investitorët po presin edhe të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme.

Biden dhe spikeri i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy nuk arritën një dakordësi në lidhje me rritjen e tavanit të borxhit prej 31.4 trilionë dollarë, gjatë bisedimeve të së martës. Kanë mbetur vetëm pak javë për të arritur një marrëveshje, në mënyrë që ekonomia më e madhe në botë të shmangë një falimentim të paprecedentë. Megjithatë, ata ranë dakord për bisedime të mëtejshme, pasi Biden, McCarthy dhe tre liderë të tjerë të kongresit do të takohen sërish të premten.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 101.5, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me 0.4%. Raporti më i rëndësishëm për ditën e sotme do të jetë inflacioni në SHBA dhe nëse do të rezultojë mbi parashikimet e analistëve, mund të krijojë probleme për Rezervën Federale, e cila ka ndërmarrë 10 rritje të njëpasnjëshme të normës bazë të interesit, që nga marsi i vitit 2022. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 27,600 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1840 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat