Shqipëria Postuar më 10 Maj 2023, 09:59

Dita nis me të ‘kuqe’ për valutat kryesore!

Nga SCAN TV
Dita nis me të ‘kuqe’ për valutat kryesore!

Dollari amerikan e ka nisur ditën në rënie këtë mëngjes pas rritjes që regjistroi një ditë më parë teksa është blerë sot me 100.6 lekë dhe është shitur me 101.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Ndërkaq monedha europiane vijon sot të humbasë pikë teksa ka humbur sërish pikë ën raport me ditën e martë duke u blerë sot me 110.5 lekë dhe duke u shitur me 111.1 lekë.

Franga zvicerane duket sikur ka rikuperuar disi pikë në raport me dje teksa e ka nisur ditën pozitivisht duke u blerë sot me 112.5 lekë dhe duke u shitur me 113.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik sakaq pas një rritje të konsiderueshme ditën e djeshme ka shënuar një zbritje të kuotës këtë mëngjes teksa blihet sot me 126.5 lekë dhe shitet me 127.7 lekë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat