Nafta Brent ngjitet në mbi 83 USD - Investitorët presin takimin e OPEC+ dhe COP28

Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, ndërsa e gjithë vëmendja e investitorëve është e përqendruar te përfundimi i takimit të OPEC+, që mund të vendosë të tjera shkurtime të prodhimit, gjatë vitit 2024. Kontratat “futures” për janarin të naftës Brent të Londrës po tregtohen në mbi 83 dollarë për fuçi, ndërsa volumi është i ulët sepse kjo kontratë skadon ditën e sotme.
Nafta Bruto amerikane po tregtohet në mbi 78 dollarë për fuçi. Grupi OPEC+, që përfshin Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e tjerë, me në krye Rusinë, zhvillon sot takimin “online” për të diskutuar shkurtimet shtesë të prodhimit që mund të variojnë nga 1 milion deri në 2 milion fuçi në ditë, në fillim të vitit 2024.
Takimi zhvillohet ndërkohë që liderët globalë janë mbledhur në Dubai për konferencën e OKB-së mbi klimën, COP28, ku priten gjithashtu përplasje me vendet prodhuese të naftës. Analistët shprehen se, nëse OPEC+ vendos të zbatojë marrëveshjen për uljen e prodhimin edhe në vitin 2024 do të ndikojë në rritjen e çmimeve në terma afatshkurtër, por në afatgjatë, ndikimi do të jetë i dyshimtë, për shkak të ngadalësimit të kërkesës në SHBA dhe Kinë, dy konsumatorët më të mëdhenj të naftës në botë.
Ndër zhvillimet e tjera, Administrata për Informimin mbi Energjinë raportoi një rritje surprizë me 1.6 milionë fuçi të rezervave të naftës bruto në SHBA, gjatë javës së kaluar, kundrejt parashikimeve të analistëve për një rënie me 933,000 fuçi. Pesimizmit në kahun e kërkesës i shtohen problemet e vazhdueshme ekonomike të Kinës, pasi të dhënat e publikuara të enjten treguan një tkurrje të aktivitetit të fabrikave për të dytin muaj me radhë, gjatë nëntorit.
SCAN
Sondazh

Euro ndal forcimin përballë dollarit - Inflacioni në Eurozonë rezulton më i ulët se parashikimet
Monedha europiane, euro është dobësuar ndjeshëm në sesionin e sotëm, për shkak se inflacioni në Eurozonë u ngadalësua më shumë se parashikimet e analistëve për......

Investitorët tërheqin fitimet - Bitcoin zbret poshtë $38,000, SHBA sanksionon “mikserin” Sinbad
Tregu i kriptomonedhave po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë, si një reagim i investitorëve ndaj......

Inflacioni mbështet bursat europiane - Rritja e çmimeve në Eurozonë ngadalësohet në 2.4% për nëntorin
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët reaguan ndaj të dhënave mjaft pozitive për Eurozonën, që treguan se......

Ari tregohet pranë 2,040 dollarëve - Realizon fitime mujore prej 2.8% gjatë nëntorit
Ari po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të forcimit të dollarit amerikan, pas disa ditësh me radhë në rritje, ndërsa investitorët po presin të......

“Superleku” ndryshon hartën e eksporteve - Shqipëria humbet terren në tregjet italiane dhe gjermane
Eksportet e produkteve” Made in Albania” kanë vijuar rënien nga muaji në muaj, ku në Tetor arritën vlerën 37 miliardë lekë, duke u ulur me -4,3 %, në krahasim......

Drejt SHBA me pasaportë shqiptare, pa detyrimin 6-mujor - Vendimi dakordësohet me zyrtarët e lartë të DASH
Shqipëria është bërë pjesë e “Grupit të Klubit 6-mujor”. Lajmi bëhet i ditur nga ministria e Jashtme që e ka konsideruar këtë anëtarësim si një hap tjetër që......

Rekord kursimesh, eurot “lumë” edhe në vjeshtë - Depozitat, 7,2 mld lekë në tetor. Ato në lekë, me rritje anemike. Valuta shtohet 16.9%
Flukset e eurove nëpër bankat shqiptare janë shtuar edhe pas muajve të verës, duke sjellë për pasojë që depozitat bankare në vend të prekin një vlerë rekord......

KOSTT listohet në bursën e energjisë - Kompania e parë nga Kosova, numri i subjekteve shqiptare arrin në 16
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut është anëtari i parë i regjistruar i Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, për zonën ofertuese të Kosovës.......