Shqipëria Postuar më 30 Nëntor 2023, 14:30

KOSTT listohet në bursën e energjisë - Kompania e parë nga Kosova, numri i subjekteve shqiptare arrin në 16

Nga SCAN TV

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut është anëtari i parë i regjistruar i Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, për zonën ofertuese të Kosovës. Tashmë, KOSTT ka nënshkruar Marrëveshjen e Anëtarësimit në Bursë, duke u bërë antar i ALPEX në Tregun e Ditës në Avancë.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut është kompania publike e Kosovës, që operon sistemin elektroenergjetik, ndërsa deri më tani nga kompanitë private të Kosovës nuk ka asnjë antarësim. Ndërkaq, sa i tragon Shqipërisë numri i kompanive private që janë bërë pjesë e Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike ka pësuar rritje, duke arritur në 11.

Ndërkohë që, së bashku me 5 kompanitë shqiptare publike të energjisë, që ishin të parat që u anëtarësuan, numri total i subjekteve që mund të kryejnë transaksione të shit –blerjes për zonën ofertuese të Shqipërisë shkon në 16. Rritja e numrit të kompanive private pjesëmarrëse në bursë është një hap përpara në zhvillimin e tregut të organizuar të energjisë, si dhe i shumë kërkuar nga ekspertët dhe sektretariati i Komuniteti të Energjisë.

Kjo, me qëllim sigurimin e çmimeve transparente në transaksionet që kryhen, si dhe tërheqjen e investorëve. Për t’u anëtarësuar janë të detyrueshme edhe një sërë tarifash, teksa aktualisht Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurën për rishikimin e tyre.

Kërkesa erdhi nga ALPEX që synon, që përveç 13 tarifave ekzistuese të aplikojë tarifa edhe për tregtimin në emër të dikujt tjetër, për përdorimin e aplikacionit të bursës, si dhe tarifa për certifikatën digjitale për përdorues.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat