Europa Postuar më 30 Nëntor 2023, 14:47

Papunësia gjermane arrin në shkallën më të lartë në më shumë se dy vjet!

Nga SCAN TV
Papunësia gjermane arrin në shkallën më të lartë

Papunësia e Gjermanisë arriti në 5.9% në nëntor, nga 5.8% e tetorit, sipas shifrave të fundit të Zyrës Federale të Punës. Kjo është norma më e lartë që nga maji 2021.

Raporti tregon se numri i personave të papunë u rrit me 22,000 në terma të rregulluar sezonalisht në 2,702 milionë.

Një vështrim më i afërt i të dhënave rajonale tregon se Bremen dhe Berlini kanë normat më të larta të papunësisë, Bayern dhe Baden-Württemberg vazhdojnë të ruajnë normat më të ulëta.

“Rënia ekonomike vazhdon të lërë gjurmë në tregun gjerman të punës”, tha Andrea Nahles, kryetare e Agjencisë Federale të Punësimit.

Në nëntor, kishte 733,000 vende pune, 90,000 më pak se një vit më parë, tha Zyra Federale e Punës.

"Punësimi është vetëm në rritje të lehtë dhe kërkesa për punë është ende në rënie," tha Nahles.

Gatishmëria e kompanive në Gjermani për të punësuar staf të ri u ul pak në nëntor, tregoi të martën barometri i punësimit Ifo.

"Me një themel të fortë për rimëkëmbje ende të padukshme, kompanitë po shtyjnë punësimin e stafit të ri," tha Klaus Wohlrabe, kreu i sondazheve në Ifo.

Ekonomia gjermane po përpiqet të rimëkëmbet, PBB-ja u tkurr në tremujorin e tretë të vitit dhe ekonomia e përgjithshme ka shenja të një recesioni të afërt.

Edel Strazimiri / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......