Mbi 50 mijë pensionistë i shtohen skemës në 5 vjet - Analiza/ Popullsia po plaket. Skema e sigurimeve mbetet e “varur”
Nga viti në vit, vendi po shkon drejt moshimit, pasi numri i individëve që dalin në pension po pëson një rritje progresive. SCAN TV ka analizuar ecurinë e shifrave sa i takon personave që janë në moshën e pleqërisë dhe përfitojnë pension nga Institutin e Sigurimeve Shoqërore, ku duket se në 5 vjeçarin e fundit të marrë në analizë ka një rritje të ndjeshme. Kështu nëse viti 2019 është mbyllu me 529.103 pensione pleqërie, në Qershor të 2023-shit rezultojnë që përfitojnë pension 579.877 të moshuar në të gjithë vendin dhe rritja rezulton me mbi 50 mijë pensionistë të shtuar në 5 vite.
Por nga ana tjetër, për shkak të rritje së pagës minimale në shkallë vendi gjatë viteve të fundit, duke e çuar atë në 40 mijë lekë në muaj në Prill të 2023, të ardhurat nga kontributet e detyrueshme dhe ato vullnetare në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore gjithashtu kanë pësuar rritje nga viti në vit, ku në dhjetor të 2022 regjistrohen në 103 miliardë lekë, gjë që tregon për shenja të shëndoshjes së skemës.
Megjithatë rritja e numrit të pensionisteve të cilët trajtohen me pension, bën që skema të vijojë të jetë e varur nga buxheti i shtetit i cili për çdo vit jep mbi 20 miliardë lekë subvencion për të mbuluar shpenzimet që ka Instituti i sigurimeve Shoqërore, që lidhen me pagesat e pensioneve të pleqërisë, ato familjare, suplementare, të paafatësisë së përkohshme në punë, etj.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Individët i qëndrojnë larg huave në euro - Fundviti përmirëson kredinë për ekonominë. Arrin 730.3 miliardë lekë në tetor
Pas një stanjacioni që prej muajve të verës, kredia për ekonominë ka përshpejtuar ritmet e rritjes, veçanërisht në tetor. Sipas të dhënave të sapopublikuara......

Franca regjistron rënie të çmimeve ndërsa inflacioni lehtësohet në sektorin e energjisë!
Shtypja e inflacionit të nëntorit të Francës nga viti në vit u publikua të enjten, duke arritur në 3.4%, nga 4% në tetor. Kjo është shifra më e ulët që nga......

Rritje rekord në shpenzimet ushtarake të BE-së - Ky është viti i tetë radhazi!
Shpenzimet ushtarake në Bashkimin Europian arritën një rekord prej 240 miliardë euro në vitin 2022, 6% më shumë se një vit më parë, tha të enjten Agjencia......

Sa të ardhura të disponueshme kursejnë familjet në të gjithë Europën?
Në vitin 2022, familjet në Bashkimin Europian (BE) kursyen afër një të tetën e të ardhurave të tyre të disponueshme, që është rreth 12.7%, megjithëse më pak......

SHBA nxjerr më shumë naftë dhe gaz - Qëndrimi afër niveleve rekord deri në vitin 2050
Për SHBA-në nuk do të jetë një prezantim i mirë në konferencën e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike COP28. Vendi do të tërheqë sasi rekord të naftës......

Maqedonia e Veriut, gati të heqë dorë nga qymyri - Plan prej 3 miliardë euro për prodhim të energjisë së pastër
Ndërsa Maqedonia e Veriut përgatitet të prezantojë planin e saj të dielën e 3 dhjetorit për të hequr dorë nga energjia me qymyr, minatorët në fabrikën e......

Kompanitë europiane “emigrojnë” në SHBA - Gjithnjë e më shumë zgjedhin tregun amerikan
Disa dekada më parë, Bursa e Londrës konsiderohej një pikë referimi për kompanitë që dëshironin të hynin në treg, veçanërisht pasi u bashkua me bursat më të......

Greqia do të shlyejë më shumë kredi përpara afatit - Vendi i detyrohet 5.3 miliardë euro BQE për paketën e shpëtimit
Greqia muajin e ardhshëm do të shlyejë përpara afatit 5.3 miliardë euro kredi që u detyrohet vendeve të zonës së euros sipas paketës së parë të shpëtimit dhe......