Maqedonia e Veriut, gati të heqë dorë nga qymyri - Plan prej 3 miliardë euro për prodhim të energjisë së pastër

Ndërsa Maqedonia e Veriut përgatitet të prezantojë planin e saj të dielën e 3 dhjetorit për të hequr dorë nga energjia me qymyr, minatorët në fabrikën e Manastirit po mbarojnë rezervat e qymyrit dhe duhet të përziejnë linjitin me qymyrin e importuar të shkallës më të lartë për të mbajtur prodhimin në proces.
Vendi me 2 milionë banorë pritet të marrë mbështetjen e huadhënësve ndërkombëtarë në bisedimet për klimën COP28 në Dubai për një plan prej 3 miliardë euro për mbylljen e termocentraleve të tij me qymyr, për prodhim të energjisë më të pastër. Kreu i sektorit të energjisë, Marko Bislimoski, u shpreh se kjo është sfida më e madhe në historinë e vendit që nga shpallja e pavarësisë 30 vjet më parë.
Bislimoski tha se pas 10 vitesh Maqedonia e Veriut do të “çlirohet” nga qymyri dhe energjia do të vijë nga burimet e rinovueshme dhe gazi. Rreth 200 kamionë mbërrijnë çdo ditë të mbushura me qymyr me cilësi më të mirë nga Shqipëria dhe Greqia për t'u përzier me linjitin vendas për të ushqyer tre njësi në termocentralin me kapacitet 700 megavat.
Marrëveshja e re do të parashtrojë një plan për mbylljen e dy termocentraleve të qymyrit të vendit dhe zëvendësimin e tyre me 1.7 gigavat energji të rinovueshme. Qymyri ende përfaqëson 40% të burimit të energjisë për vendin, sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila së bashku me Bankën Botërore po mbështesin gjithashtu marrëveshjen.
Kombet e Bashkuara në vitin 2018 e shpallën kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkupin, si më të ndoturin në Europë. Vendi ka punuar për vite me radhë për të hequr dorë nga qymyri, por planet u vonuan në vitin 2021 kur Europa u përball me një krizë energjetike për shkak të luftës në Ukrainë dhe Shkupit iu desh të rihapte termocentralin me qymyr në Oslomej për të reduktuar importet e energjisë elektrike.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kompanitë europiane “emigrojnë” në SHBA - Gjithnjë e më shumë zgjedhin tregun amerikan
Disa dekada më parë, Bursa e Londrës konsiderohej një pikë referimi për kompanitë që dëshironin të hynin në treg, veçanërisht pasi u bashkua me bursat më të......

Greqia do të shlyejë më shumë kredi përpara afatit - Vendi i detyrohet 5.3 miliardë euro BQE për paketën e shpëtimit
Greqia muajin e ardhshëm do të shlyejë përpara afatit 5.3 miliardë euro kredi që u detyrohet vendeve të zonës së euros sipas paketës së parë të shpëtimit dhe......

Drejtori i Volkswagen trondit gjermanët - “Nuk jemi më konkurrues”. Njoftohen reduktime “të dhimbshme”
Drejtori ekzekutiv i Volkswagen për prodhimin e automjeteve të pasagjerëve, Thomas Schaefer, tha atë që ka qenë e dukshme prej disa kohësh, por që megjithatë......

Franca “frenon” duhanpirjen - Nga 1 janari, çmimi i një pakete cigaresh do të jetë 12 euro
Duhanpirësit francezë që duan të blejnë një paketë cigare do të fusin duart thellë në xhepa në vitet e ardhshme. Qëllimi është të parandalohet fillimi i pirjes......

Bien ankesat për energjinë elektrike - Cilësia e faturimit, OSHEE: Në 6-muaj u depozituan 7% më pak
Ankesat për cilësi faturimi pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike u ulën me 7%, gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga......

Çfarë po ndodh në tregun valutor? Dobësohen sërish Dollari, Euro dhe Paundi!
Dollari amerikan ka pësuar sërish rënie këtë mëngjes duke humbur pikë ndjeshëm nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 92.7 lekë dhe është shitur me 94......

Stuhia në Detin e Zi mbështet naftën - Investitorët po presin edhe takimin e OPEC+ të enjten
Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm në sesionin e sotëm, pasi një stuhi në rajonin e Detit të Zi ndërpreu eksportet e naftës nga Kazakistani dhe Rusia, duke......

Dollari rimëkëmbet nga niveli më i ulët 3-mujor - Pritet të realizojë humbje mujore prej 3.7%, gjatë nëntorit
Dollari amerikan po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, por megjithatë po qëndron pranë nivelit më të ulët në 3 muajt e fundit, për shkak të......