Shqipëria Postuar më 30 Nëntor 2023, 11:59

“Më shumë vetëprodhues energjie” - Numërohen 1.249 konsumatorë. Në rajon renditemi në vendin e dytë

Nga SCAN TV

Sipas të dhënave të fundit të disponueshme, numri total i konsumatorëve që mbajnë statusin e vetëprodhuesit të energjisë elektrike arriti në 1,249 deri në qershor të këtij viti, ndërkohë që kapaciteti total i instaluar nga kjo kategori shkoi në 119,050 kW. Të dhënat raportohen nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, duke treguar një rritje të ndjeshme në 6-mujorin e parë të këtij viti.

Ndërkaq, vendi ynë pozicionohet mirë në raport me vendet e rajonit, në drejtim të kapacitetit të instaluar.

Maqedonia e Veriut, regjiston një kapacitet të instaluar prej 129,700 kW apo 10,650 kW më shumë se vendi ynë. E treta renditet Serbia e më pas Mali i Zi, Kosova dhe Bosnje Hercegovina.

Sipas Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, shumica e vendeve kanë kufizuar kapacitetin e lejuar për t’u instaluar, duke e justifikuar atë me nevojën për të ruajtur stabilitetin dhe besueshmërinë e sistemit të energjisë elektrike. Në Shqipëri, ky kapacitet është 500 kW.

Ndërkaq, sipas Sektretariatit, vendi ynë duhet të kalojë në faturimin neto për vetëprodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme, duke filluar nga 1 janari 2024.

Kjo metodë është një mekanizëm faturimi që lejon një konsumator të marrë një vlerë monetare të llogaritur duke u bazuar në vlerën neto të energjisë elektrike të konsumuar nga rrjeti dhe vlerës të energjisë elektrike të futur në rrjet, brenda një periudhe kontabël.

Ola Mitre / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......