Bota Postuar më 30 Nëntor 2023, 11:58

“Vdekja” e dyqaneve! Në 10 vite u pakësuan me 104 mijë - Studimi shqetësues: Më libra e ushqime, por rritje e fortë e farmacive

Nga SCAN TV
“Vdekja” e dyqaneve! Në 10 vite u pakësuan me 104

Më pak dyqane librash e lodrash dhe më shumë dyqane celularësh dhe farmaci. Një studim i ‘Confcommercio’ analizon atë që po cilësohet si “vdekja e dyqaneve” në Itali.  Referuar këtij studimi, në 10 vitet e fundit janë pakësuar me më shumë se 1/3 dyqanet e librave, lodrave , mobiljeve e veshjeve. Rënie me 10 % ka njohur edhe numri i minimarketeve dhe i shitësve të ushqimeve.

Por panorama tregtare po ndryshon tendencë. Në 10 vitet e fundit rezulton  se ka një rritje të shpejtë të dyqaneve të teknologjisë dhe sidomos të farmacive. Këto të fundit rezultojnë me rritjen më të madhe në 10 vitet e fundit.

Por ndërsa natyra e dyqaneve po ndryshon, një  element shqetësues është edhe panorama e përgjithshme.

Në periudhën 2012-2022 rezulton se janë mbyllur rreth 104 mijë dyqane, ndërsa janë shtuar me 10 mijë më shumë, restorantet, hotelet e baret.

Këto të dhëna të publikuara nga ‘Confcommercio’ konsiderohet si shqetësuese pasi mbyllja e bizneseve të lagjeve konsiderohet si një cënim i stabilitetit social pasi përfshin humbjen e vendeve të punës por edhe reduktimin e pikave që bashkojnë komunitetet.

Për këtë qëllim, kryebashkiakët dhe operatorët ekonomikë po përgatisin edhe një plan ndërhyrje konkret, me qëllim rikthimin e rolit të duhur të tregtisë së vogël në zhvillimin e komuniteteve.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......