Bota Postuar më 30 Nëntor 2023, 13:42

Cilat janë avantazhet e karbonit blu dhe a mund të ndihmojnë ato në luftimin e krizës klimatike?

Nga SCAN TV
Cilat janë avantazhet e karbonit blu dhe a mund të ndihmojnë ato

Ekspertët thonë se kjo formë e kompensimit të karbonit mund të forcojë luftën kundër ndryshimeve klimatike, por duhet përdorur me përgjegjësi. Ju mund të keni dëgjuar njerëzit të thonë se pemët janë mushkëritë e tokës - dhe ata nuk e kanë gabim.

Pyjet luajnë një rol kyç në luftën tonë kundër krizës klimatike, pasi ato janë në gjendje të thithin dioksidin e karbonit nga ajri dhe të çlirojnë oksigjen nëpërmjet fotosintezës. Por ndërkohë që hapësirat tona të gjelbra janë të çmuara, a kemi anashkaluar një burim tjetër?

Karboni blu. Kur përdorim këtë term, ne po flasim për karbonin e kapur nga ekosistemet bregdetare dhe detare si rizoforët, kënetat e kripura dhe bari i detit. Ashtu si pemët në tokë, këto të ashtuquajtura 'pyje blu' mund të thithin dhe ruajnë karbonin, por ata e bëjnë këtë me një ritëm shumë më të shpejtë.

Bari i detit mund ta kap këtë element deri në 35 herë më shpejt se pyjet tropikale të shiut, dhe megjithëse mbulon më pak se 0.1% të oqeaneve tona, bimësia përbën 10 deri në 18% të ruajtjes globale të karbonit detar. Lajmi i keq është se ne po humbasim sistemet e karbonit blu me një shkallë alarmante.

Deri në 67% të mangrove, të paktën 35% të kënetave të baticës dhe rreth 29% të livadheve me bar deti janë zhdukur tashmë për shkak të një sërë faktorësh si zhvillimi i bregdetit, peshkimi, ndotja, ndryshimet klimatike dhe fatkeqësitë natyrore. Thënë kështu, ekziston një mënyrë për të mbështetur më shumë projekte konservimi.

Në një mënyrë të ngjashme me kompensimin standard të karbonit, kompanitë janë në gjendje të investojnë në ekosistemet e karbonit blu në këmbim të kredive, dhe ky transaksion teorikisht u lejon atyre të balancojnë emetimet e tyre të gazeve serrë.

Tregu i karbonit blu nuk ka nisur ende në BE, por pas zgjerimit të tregtisë në vende si Australia, Indonezia dhe Kenia, disa ekspertë po parashikojnë një bum europian. Megjithatë, një numër komentuesish mbeten të kujdesshëm.

Ata argumentojnë se kompensimi i karbonit lejon kompanitë të shmangin përgjegjësinë për reduktimin e emetimeve të dëmshme te një palë e tretë. Ata thonë gjithashtu se është e pamundur të llogaritet saktësisht se sa karbon do të ruhet nga bimët ujore për një periudhë afatgjatë, duke dëmtuar premisën qendrore të sistemit të kredisë.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat