Ari tregohet pranë 2,040 dollarëve - Realizon fitime mujore prej 2.8% gjatë nëntorit

Ari po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të forcimit të dollarit amerikan, pas disa ditësh me radhë në rritje, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA. Megjithatë, metali i çmuar pritet të publikojë fitime për të dytin muaj me radhë, gjatë nëntorit.
Kontrata “spot” e arit po qëndron në rreth 2040 dollarë për onz, ndërsa gjatë këtij muaji është rritur me 2.8%, pas fitimeve me 7.3% në tetor. Ndërkohë, indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, po qëndron në rritje duke e bërë arin më të shtrenjtë për zotëruesit e monedhave të tjera.
Referuar të dhënave të publikuara në Eurozonë, inflacioni në bllokun e monedhës së përbashkët u ngadalësua në 2.4% për nëntorin, nga 2.9% që ishte në tetor. Tashmë, fokusi i investitorëve do të përqendrohet te të dhënat mbi shpenzimet e konsumit personal në SHBA, që është një tregues i preferuar nga Rezerva Federale për të vlerësuar presionet inflacioniste.
Gjithashtu, të premten do të flasë edhe presidenti i Rezervës Federale, Jerome Powell, i cili mund të japë ndonjë detaj në lidhje me normat e interesit. Zyrtarët e FED paralajmëruan më herët gjatë javës, se mund të ulin interesat nëse inflacioni do të vijojë të ngadalësohet. Ndër metalet e tjera, argjendi po tregtohet në rreth 25 dollarë për onz dhe pritet të realizojë fitime për të dytin muaj me radhë. Platini po tregtohet në rreth 925 dollarë për onz.
SCAN

“Superleku” ndryshon hartën e eksporteve - Shqipëria humbet terren në tregjet italiane dhe gjermane
Eksportet e produkteve” Made in Albania” kanë vijuar rënien nga muaji në muaj, ku në Tetor arritën vlerën 37 miliardë lekë, duke u ulur me -4,3 %, në krahasim......

Drejt SHBA me pasaportë shqiptare, pa detyrimin 6-mujor - Vendimi dakordësohet me zyrtarët e lartë të DASH
Shqipëria është bërë pjesë e “Grupit të Klubit 6-mujor”. Lajmi bëhet i ditur nga ministria e Jashtme që e ka konsideruar këtë anëtarësim si një hap tjetër që......

Rekord kursimesh, eurot “lumë” edhe në vjeshtë - Depozitat, 7,2 mld lekë në tetor. Ato në lekë, me rritje anemike. Valuta shtohet 16.9%
Flukset e eurove nëpër bankat shqiptare janë shtuar edhe pas muajve të verës, duke sjellë për pasojë që depozitat bankare në vend të prekin një vlerë rekord......

KOSTT listohet në bursën e energjisë - Kompania e parë nga Kosova, numri i subjekteve shqiptare arrin në 16
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut është anëtari i parë i regjistruar i Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, për zonën ofertuese të Kosovës.......

Lumenjtë, zogjtë, kultura: BQE zgjedh motivet për kartëmonedhat e reja euro!
Kartëmonedhat euro do të zbukurohen ose me lumenj dhe zogj, ose me imazhe të kulturës europiane, pasi Banka Qendrore Europiane (ECB) ka zvogëluar opsionet për......

Inflacioni në Europë bie në nivelin më të ulët në dy vjet!
Europianët panë përsëri një lehtësim pasi inflacioni ra në 2.4% në nëntor, më i ulëti në më shumë se dy vjet, pasi rënia e kostove të energjisë ka lehtësuar......

Papunësia gjermane arrin në shkallën më të lartë në më shumë se dy vjet!
Papunësia e Gjermanisë arriti në 5.9% në nëntor, nga 5.8% e tetorit, sipas shifrave të fundit të Zyrës Federale të Punës. Kjo është norma më e lartë që nga......

Cilat janë avantazhet e karbonit blu dhe a mund të ndihmojnë ato në luftimin e krizës klimatike?
Ekspertët thonë se kjo formë e kompensimit të karbonit mund të forcojë luftën kundër ndryshimeve klimatike, por duhet përdorur me përgjegjësi. Ju mund të keni......