“Superleku” ndryshon hartën e eksporteve - Shqipëria humbet terren në tregjet italiane dhe gjermane
Eksportet e produkteve” Made in Albania” kanë vijuar rënien nga muaji në muaj, ku në Tetor arritën vlerën 37 miliardë lekë, duke u ulur me -4,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por përpos rënies në vlerë, ajo që vihet re është se ka ndryshuar edhe harta e tregjeve.
Të dhënat progresive të eksporteve sipas grup mallrave dhe partnerëve kryesorë për muajin Tetor 2023 të publikuar nga INSTAT, vënë në dukje se eksportet nga Shqipëria kanë humbur terren në tregjet e Italisë, ku vihet re një rënie me 16.8 miliardë lekë krahasuar me Tetor 2022 dhe po ashtu rreth 8.7 miliardë lekë minus me Gjermaninë. Ndërsa rritje të vlerës së mallrave të eksportuara vërehet me Kosovën dhe Greqinë, respektivisht me 3.8 miliardë lekë dhe 3.3 miliardë lekë.
Por cilat janë shkaqet e humbjes së terrenit me Italinë dhe Gjermaninë? Peshën kryesore në grup mallrat e eksportuara dhe po ashtu rënien, e zë grupi tekstile dhe këpucë. Mbiçmimi i lekut nga muaji mars dhe në vijim, ka vënë në vështirësi industrinë me material porositësi, të cilët shprehen se humbjet mujore arrijnë në rreth 9 milionë euro. Kjo situatë ka afektuar në tkurrjen e sektorit dhe shkurtimin e vendeve të punës, si dha ka pasur ndikim në kontratat me Italinë dhe Gjermaninë të cilat janë dy tregjet kryesore të këtij sektori.
Së fundmi eksportuesit kanë zhvilluar një tjetër konferencë ku kanë kërkuar nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë që të marrin masa për stabilizimin e situatës, me argumentin se po shkurtohen afro 50 vende pune në ditë dhe se kompanitë po synojnë të ikin nga Shqipëria për shkak të humbjeve të konsiderueshme nga rënia euros. Por, deri më tani nuk ka pasur asnjë masë konkrete për lehtësimin e tyre.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Drejt SHBA me pasaportë shqiptare, pa detyrimin 6-mujor - Vendimi dakordësohet me zyrtarët e lartë të DASH
Shqipëria është bërë pjesë e “Grupit të Klubit 6-mujor”. Lajmi bëhet i ditur nga ministria e Jashtme që e ka konsideruar këtë anëtarësim si një hap tjetër që......

Rekord kursimesh, eurot “lumë” edhe në vjeshtë - Depozitat, 7,2 mld lekë në tetor. Ato në lekë, me rritje anemike. Valuta shtohet 16.9%
Flukset e eurove nëpër bankat shqiptare janë shtuar edhe pas muajve të verës, duke sjellë për pasojë që depozitat bankare në vend të prekin një vlerë rekord......

KOSTT listohet në bursën e energjisë - Kompania e parë nga Kosova, numri i subjekteve shqiptare arrin në 16
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut është anëtari i parë i regjistruar i Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, për zonën ofertuese të Kosovës.......

Lumenjtë, zogjtë, kultura: BQE zgjedh motivet për kartëmonedhat e reja euro!
Kartëmonedhat euro do të zbukurohen ose me lumenj dhe zogj, ose me imazhe të kulturës europiane, pasi Banka Qendrore Europiane (ECB) ka zvogëluar opsionet për......

Inflacioni në Europë bie në nivelin më të ulët në dy vjet!
Europianët panë përsëri një lehtësim pasi inflacioni ra në 2.4% në nëntor, më i ulëti në më shumë se dy vjet, pasi rënia e kostove të energjisë ka lehtësuar......

Papunësia gjermane arrin në shkallën më të lartë në më shumë se dy vjet!
Papunësia e Gjermanisë arriti në 5.9% në nëntor, nga 5.8% e tetorit, sipas shifrave të fundit të Zyrës Federale të Punës. Kjo është norma më e lartë që nga......

Cilat janë avantazhet e karbonit blu dhe a mund të ndihmojnë ato në luftimin e krizës klimatike?
Ekspertët thonë se kjo formë e kompensimit të karbonit mund të forcojë luftën kundër ndryshimeve klimatike, por duhet përdorur me përgjegjësi. Ju mund të keni......

Spanja në krizë uji: Katalonja po vuan thatësirën e saj më të keqe në rekord!
Barcelona mund të ketë nevojë për ujë të freskët me anije në muajin e ardhshëm, thonë autoritetet në Katalonjë. Kufizimet më të forta të ujit për Spanjën......